LAJMI I FUNDIT:

Ford Bronco vazhdon të testohet, zbulohet më në fund si do të quhet

Ford Bronco vazhdon të testohet, zbulohet më në fund si do të quhet

Deri më tani, ka pasur ide të ndryshme se si do të quhet, ndërsa tani është zbuluar ky mister

Tashmë është bërë më se një vit e gjysmë, që kur u bë e ditur se do të arrijë Ford Bronco i ri, ndërsa ka pasur sugjerime të ndryshme, lidhur me emrin që do të ketë, transmeton Telegrafi.


Kjo makinë që po vazhdon të testohet, do të rivalizojë direkt me Jeep Wrangler, si një SUV për të gjitha terrenet.

Por, shumica e blerësve të kësaj veture, nuk do ta blejnë për dalje nëpër terrene të vështira, por si një makinë me dukje të ketë dhe me mundësisë së tërheqjes me të gjitha rrotat.

Andaj, kjo makinë duhet të quhet në atë formë, që t’i përshtatet sa më mirë, dukjes si dhe mundësive që ofron.

Maverick, që nënkupton rebel, Ford e ka quajtur versionin e ri të modelit Bronco, është zbulimi që u bë më në fund, lidhur me makinën të re.

Sipas një dokumenti të zbuluar, thuhet se Ford Bronco Maverick e vitit 2020, do të hyjë në prodhim gjatë muajit gusht, ndërsa pritet të lansohet një vit më vonë.

Brenda kësaj makine, që e ka platformën e njëjtë me Escape, është motori me 1.5 litra, ndërsa tjetri me 2.0 litra është si opsion. /Telegrafi/