LAJMI I FUNDIT:

Forcat e rendit në Bolivi kanë qëlluar me armë mbi mbështetësit e presidentit të larguar, pesë të vrarë dhe dhjetëra të plagosur

Forcat e rendit në Bolivi kanë qëlluar me armë mbi mbështetësit e presidentit të larguar, pesë të vrarë dhe dhjetëra të plagosur

Kriza politike në Bolivi ta dalë nga kontrolli, ndërsa policia ka qëlluar me armë mbi mbështetësit e presidentit të larguar Evo Morales, që tani po qëndron në Meksikë.

Deri më tani janë vrarë pesë persona dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur, ndërsa shumë të tjerë po vazhdojnë të qëndrojnë përjashta presidencës, transmeton Telegrafi.


“Qeveria është duke kryer masakër, ata po i vrasin vëllezërit tanë”, ka shkruar Morales në Twitter. Presidentin e përkohshëm, Jeanine Anez ai e ka quajtur diktaturë, ndërsa ka kërkuar që të kthehet qetësia.

Hapja e zjarrit nga forcat e rendit, erdhi kur demonstruesit, shumica prej të cilëve kultivues bimësh, provuan të kalonin një ndalesë të vendosur nga policia.

Sipas një studenti që u ndodh në atë zonë, ka pasur shumë njerëz të gjakosur, duke pretenduar se numri i të plagosurve është shumë më i madh. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
SHBA fillon ndërtimin e bazës lundruese në brigjet e Gazës

SHBA fillon ndërtimin e bazës lundruese në brigjet e Gazës

Botë
Blinken: Rusia do të përballej me vështirësi në Ukrainë nëse nuk do të kishte ndihmën e Kinës

Blinken: Rusia do të përballej me vështirësi në Ukrainë nëse nuk do të kishte ndihmën e Kinës

Botë
Pak para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt

Pak para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt

Evropa
Zbulohen detaje dhe pamje të vjedhjes nga grupi kriminal serb “Pink Panther” në një argjendari në Greqi – bie në sy një detaj

Zbulohen detaje dhe pamje të vjedhjes nga grupi kriminal serb “Pink Panther” në një argjendari në Greqi – bie në sy një detaj

Botë
Mercenari serb që lufton për rusët në Ukrainë i ankohet Putinit, thotë se nuk iu dha shtetësia ruse

Mercenari serb që lufton për rusët në Ukrainë i ankohet Putinit, thotë se nuk iu dha shtetësia ruse

Evropa
Rusia nuk ka 'interes' të sulmojë shtetet e NATO-s, thotë kreu i ushtrisë së Putinit

Rusia nuk ka 'interes' të sulmojë shtetet e NATO-s, thotë kreu i ushtrisë së Putinit

Botë
Kalo në kategori