Forca të shtuara të KFOR-it janë parë sot në mëngjes në dy komunat veriore, Zubin Potok dhe Leposaviq.

Grupe qytetarësh serbë u mblodhën para ndërtesës së komunës në Leposaviq për të kundërshtuar marrjen e pushtetit lokal nga kryetari i ri shqiptar, Lulzim Hetemi.


Në Zveçan është vendosur një gardh metalik, i cili e ka bllokuar rrugën që çon drejt ndërtesës së komunës.

Përveç KFOR-it, afër vetë objekteve komunale, janë edhe pjesëtarë të Policisë së Kosovës.

Siç raportohet, Policia e Kosovës ka hedhur gaz lotsjellës për të shpërndarë qytetarët pasi që ata tentuan të hyjnë në objektin e komunës së Zveçanit.

Në Zubin Potok janë parë pjesëtarët e KFOR-it nga Lituania dhe Austria. Në Leposaviq janë të pranishëm KFOR-i nga SHBA dhe Italia.

Kurse në Zveçan janë pjesëtarët KFOR-it nga Polonia dhe Hungaria. /Telegrafi/

349722402 204372012538742 5652974848555366894 n

350143495 902820560781832 4625857466557683130 n

350305245 582362520668103 5313239762225721119 n