LAJMI I FUNDIT:

“Fondi i Sigurisë” përplas opozitën, PDK e AAK me qëndrime të ndryshme rreth financimit të ushtrisë

“Fondi i Sigurisë” përplas opozitën, PDK e AAK me qëndrime të ndryshme rreth financimit të ushtrisë

Deklarata e kryetarit të AAK-së, Ramush Haradinaj ku tha se nuk po e kupton se ku e kanë hallin disa zyrtarë të PDK-së, që po kundërshtojnë grumbullimin e mjeteve në Fondin e Sigurisë, ka nxitur reagimin e deputetes Ganimete Musliu.

Musliu përmes një reagimi në Facebook, ka shkruar se Kosova është shtet e jo organizatë joqeveritare, duke thënë se disa eksponentë të AAK-së dikur gabuan rëndë kur iu bashkuan Albin Kurtit në degjenerimin e Parlamentit.

“Disa eksponent të AAK-së patën gabuar rënd kur iu bashkuan Albin Kurtit me filikaqa në degjenerim të Parlamentit, bëjnë mirë mos t’i bashkohen edhe në degjenerim të ushtrisë së Kosovës. Kosova është shtet e jo OJQ. Financimi i Ushtrisë duhet të mbështet në ligj e jo në lëmosh.  E duam ushtrinë me standarde të NATO-s. Stop eksperimenteve me ushtrinë!”, ka shkruar Musliu.


Opozita kritikon qeverinë për Fondin e Sigurisë, kërkon transparencë
Lexo po ashtu Opozita kritikon qeverinë për Fondin e Sigurisë, kërkon transparencë

Haradinaj dje deklaroi se nuk po e kupton hallin e eksponentëve të PDK-së, duke pyetur këta të fundit se “A po iu pengon forcimi i ushtrisë, a po iu dhimbsen qytetarët që janë të gatshëm ta ndihmojnë ushtrinë e tyre, apo e kanë problemin me Albin Kurtin?!”

Haradinaj dhe partia e tij që nga fillimi janë përkrahësit më të mëdhenj të Fondit të Sigurisë të krijuar nga Qeveria e Kosovës.

Më 1 mars të këtij viti kryeministri Kurti, ka njoftuar se ka themeluar Fondin e Sigurisë, duke ftuar qytetarët e Kosovës dhe bashkatdhetarët tanë në diasporë por edhe donatorë të tjerë të kontribuojnë për sigurinë shtetërore.

Fondi do të menaxhohet nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve dhe mjetet e grumbulluara do të përdoren për mbështetje të prioriteteve të Qeverisë, duke përfshirë fushën e mbrojtjes, infrastrukturën e sigurisë, menaxhimin e katastrofave natyrore apo ngjashëm bazuar në vlerësimin e ekzekutivit. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin

“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin", Lladrovci thotë se i qëndron kësaj deklarate – parashikon edhe sa deputet mund t’i ketë Nisma

Lajme
Shkelje procedurale, KQZ del me një sqarim për rezultatet preliminare edhe për 21 vendvotime

Shkelje procedurale, KQZ del me një sqarim për rezultatet preliminare edhe për 21 vendvotime

Lajme
Rama humb kontrollin gjatë lidhjes direkt në rrjetet sociale, përplas tavolinën edhe shan

Rama humb kontrollin gjatë lidhjes direkt në rrjetet sociale, përplas tavolinën edhe shan

Lajme
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

Lajme
Si pritet të jetë ndarja e mandateve në Kuvend për subjektet nga minoritetet? Tregon Cakolli

Si pritet të jetë ndarja e mandateve në Kuvend për subjektet nga minoritetet? Tregon Cakolli

Lajme
Osmani takon zëvendëspresidentin amerikan Vance, diskuton për aleancën me SHBA-të

Osmani takon zëvendëspresidentin amerikan Vance, diskuton për aleancën me SHBA-të

Lajme
Kalo në kategori