LAJMI I FUNDIT:

Me fonde të BE-së ndërtohet shkolla në fshatin Gurgurnicë

Me fonde të BE-së ndërtohet shkolla në fshatin Gurgurnicë

Ambasadori i BE-së, Samuel Zhbogar së bashku me disa përfaqësues të Qeverisë së Maqedonisë së Veriut hapen shkollën e re në fshatin Gurgurnicë e financuar me fonde të BE-së, njofton Telegrafi Maqedoni

Projekt për përmirësimin e shërbimeve komunale – MSIP që po realizohet përmes Ministrisë së financave dhe me përkrahje të Bankës Botërore dhe Bashkimit Evropian, janë ndërtuar shumë projekte e këtë e vërteton edhe ndërtimi i këtij tempulli i dijes i shumë pritur nga ana e banorëve të fshatit Gurgurnicë të komunës së Bërvenicës ku mësojnë mbi 250 nxënës, deklaroi zv. ministrja e financave, Shiret Elezi.


“Dua të them se nga fillimi i këtij viti kemi një sukses të madh në realizimin e Projektit për përmirësimin e shërbimeve komunale, për mbi 3 milion euro janë investuar në ndërtimin e rrugëve lokale, ujësjellësve, tregjeve të gjelbërta, shkollave të fillore, ndërtesave të komunave në mbi 27 komuna në vend. Përmes këtij projekti dëshirojmë që në të gjitha komunat në vend të sigurojmë kushte më të mira për jetesë për gjithë qytetarët”, tha ajo.

Ndryshe, shkolla në fshatin Gurgurnicë është ndërtuar pas 30 vite premtimesh ku përfundimisht ky fshat ka tashmë një shkollë shumë moderne dhe me kushte të mira për nxënësit. Gjithsejtë për ndërtimin e shkollës janë ndarë 475.000 euro. Fondi total i projektit MSIP kap shumën prej 81.1 milion euro, përmes këtij projekti deri më tani janë përkrahur mbi 250 projekte kapitale në gjithë komunat e vendit, ndërkohë që bëhet fjalë kryesisht për projekte si kanalizime, çerdhe, shkolla etj.

Të pranishëm në këtë rast ishin dhe përfaqësues të Bankës Botërore dhe euroambasadori Samuel Zhbogar./Telegrafi/