LAJMI I FUNDIT:

Fondacioni Gates shton 70 milionë dollarë më shumë në fondet për vaksinat kundër COVID-19 për të varfrit

Fondacioni Gates shton 70 milionë dollarë më shumë në fondet për vaksinat kundër COVID-19 për të varfrit

Fondacioni Gates shtoi një tjetër 70 milionë dollarë fonde të enjten në përpjekjet globale për të zhvilluar dhe shpërndarë vaksinat dhe trajtimet kundër pandemisë COVID-19, duke thënë se shpresonte që donatorët e tjerë ndërkombëtarë tani të ofrojnë më shumë.

Sipas Reuters, përcjell Telegrafi, një shtesë prej 50 milionë dollarësh do të shkojë për COVAX të udhëhequr nga aleanca e vaksinave GAVI, tha fondacioni, dhe 20 milionë dollarë të tjerë për Koalicionin për Inovacione të Gatishmërisë Epidemike (CEPI) i cili po bashkëfinancon zhvillimin e disa kandidatëve për vaksinë kundër COVID-19.


“Ne duhet të sigurojmë që të gjithë të kenë qasje të barabartë në teste, barna dhe vaksina kur ato janë të disponueshme – pa marrë parasysh se ku jetojnë në botë”, tha në një deklaratë bashkëkryetarja e fondacionit Melinda Gates.

Së bashku me Organizatën Botërore të Shëndetësisë, CEPI dhe GAVI po bashkë-udhëheqin një skemë globale të njohur si Përshpejtuesi i Qasjes në Mjetet COVID-19 (ACT) që synon të përshpejtojë zhvillimin, prodhimin dhe qasjen e drejtë të barnave, testeve dhe vaksinave për COVID-19 .

GAVI ka thënë që struktura COVAX, e cila është pjesë e skemës, synon të ketë siguruar 2 miliardë doza të vaksinave COVID-19 deri në fund të vitit 2021. Ai thotë se dozat do të bëhen të disponueshme për njerëzit në të gjitha vendet pjesëmarrëse të COVAX, me pothuajse një miliardë doza në dispozicion për 92 vendet më të varfëra përmes Angazhimit të Tregut të Avancuar (AMC).

Ndërkohë Mark Suzman, zyrtari ekzekutiv i Fondacionit Gates, u tha gazetarëve në një konferencë në internet se kjo ishte “një javë e mbarë” për t’u shtuar përpjekjeve të financimit global. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Digjet një fabrikë teknologjike në Berlin - ajo prodhon një armë të fuqishme të mbrojtjes ajrore, kishte furnizuar edhe Ukrainën

Digjet një fabrikë teknologjike në Berlin - ajo prodhon një armë të fuqishme të mbrojtjes ajrore, kishte furnizuar edhe Ukrainën

Evropa
Amerikani u kthye nga varrimi i xhaxhait dhe gjeti të bijën duke luajtur letra – pyeti kush fiton dhe përgjigja e tmerroi

Amerikani u kthye nga varrimi i xhaxhait dhe gjeti të bijën duke luajtur letra – pyeti kush fiton dhe përgjigja e tmerroi

Amerika
Komandanti i Azov kritikoi Zelenskyn: Ne nuk kemi qasje në armët perëndimore, po e mbrojmë vendin me gjak

Komandanti i Azov kritikoi Zelenskyn: Ne nuk kemi qasje në armët perëndimore, po e mbrojmë vendin me gjak

Evropa
Trupat ruse hyjnë në bazën ajrore në Nigeri, ku janë të stacionuar ushtarët amerikanë

Trupat ruse hyjnë në bazën ajrore në Nigeri, ku janë të stacionuar ushtarët amerikanë

Botë
Biden i quan

Biden i quan "ksenofobike" Indinë dhe Japoninë

Botë
Ushtria ukrainase njofton se nuk ka trupa ruse në Chasiv Yar

Ushtria ukrainase njofton se nuk ka trupa ruse në Chasiv Yar

Botë
Kalo në kategori