LAJMI I FUNDIT:

Folie alumini ose plastike! Ne zbulojmë se cilën kur ta përdorni

Folie alumini ose plastike! Ne zbulojmë se cilën kur ta përdorni

Edhe pse asnjë nga këto folie nuk është veçanërisht e përshtatshme ekologjikisht, do të ishte më mirë të përdornit letër pjekjeje nëse jeni dukje pjekur apo duke përgatitur diçka

Nëse dëshironi të mbështillni diçka, provoni fillimisht edhe letrën për pjekje. Megjithatë, nëse keni ende nevojë për folie, zbuloni se kur është më mirë të përdorni folie plastike dhe kur folie alumini.


Do të ishte e këshillueshme që folia të përdoret më shumë se një herë, vetëm për hir të mbrojtjes së mjedisit, me përjashtim të rasteve kur mbështillni ushqime të papërpunuara! – transmeton Telegrafi.

Folie plastike

Folia plastike është e mrekullueshme sepse zgjat freskinë e ushqimit që keni mbështjellë në të. Mund ta vendosni edhe në mikrovalë, por është më mirë për ruajtjen e ushqimeve në frigorifer ose në qilar. Këtu janë disa mënyra se si mund ta përdorni në mënyrë efektive:

▪ Parandaloni pjekjen e parakohshme të bananeve, duke i mbështjellë skajet me mbështjellës plastik.
▪ Vendosni folien mbi kutinë e akullores dhe vetëm më pas mbylleni kapakun. Kështu do të parandaloni ngrirjen e akullores.
▪ Bëni me të një kurth për miza frutash. Vendosni frutat e pjekura shumë në një kavanoz, mbuloni me mbështjellës plastik dhe me një kruese dhëmbësh hapni vrima të vogla në të.

Folie alumini…

E mira është se mund ta përdorni disa herë, përveç nëse keni mbajtur mish të gjallë ose peshk në të. Asnjëherë mos e vendosni në mikrovalë. Ja si mund ta përdorni të gjithën:

▪ Vendoseni në një tepsi për të reduktuar përdorimin e vajit ose gjalpit.
▪ Piqni në të – thjesht vendosni një copë pule ose gjeldeti në një pako të vogël të bërë nga folia dhe futeni në furrë.
▪ Mbështillni sandviçë ose mish në të, ose thjesht mbuloni enët me ushqim për ta mbajtur të ngrohtë.
▪ Nëse piqni mish, peshk ose perime dhe dëshironi t’i parandaloni që të ngjiten në tavë, vendosni letër pjekjeje në fund të tavës në vend të letrës së aluminit. Përdoreni atë vetëm për pjatat ku ju duhet më shumë kohë për t’u përgatitur. /Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
Një kryqëzim i rrugëve që mundon shumë shoferë. Shikoni mirë, kush ka përparësi kalimi?

Një kryqëzim i rrugëve që mundon shumë shoferë. Shikoni mirë, kush ka përparësi kalimi?

Stil
Nëse semaforët nuk funksionojnë, kush ka përparësi në kryqëzim? Vetëm shoferët më të mirë do ta dinë përgjigjen menjëherë

Nëse semaforët nuk funksionojnë, kush ka përparësi në kryqëzim? Vetëm shoferët më të mirë do ta dinë përgjigjen menjëherë

Stil
Si ka lindur “muaji i mjaltit”... Kush e veshi fustanin e parë të nusërisë?

Si ka lindur “muaji i mjaltit”... Kush e veshi fustanin e parë të nusërisë?

Lifestyle
Ushqimi ideal para dhe pas ushtrimeve

Ushqimi ideal para dhe pas ushtrimeve

Aktivitete sportive
A ka mundësi që të krijosh ndjenja për personin me të cilin bën seks të rastësishëm?

A ka mundësi që të krijosh ndjenja për personin me të cilin bën seks të rastësishëm?

Intimitet dhe Pasion
Lajmet propaganduese në mungesë të gazetarisë konstruktive dhe inovative

Lajmet propaganduese në mungesë të gazetarisë konstruktive dhe inovative

Stil
Kalo në kategori