Rritja e pagave prej 30 për qind sa ka premtuar kandidati për kryeministër nga koalicioni PDK-AAK-Nisma, Ramush Haradinaj duket se nuk mund të realizohet.
Ngjashëm, në situatën aktuale ekonomike, në të cilën gjendet Kosova është vështirë të realizohet edhe premtimi për rritjen e pagës minimale i kandidatit nga koalicioni LDK-AKR-Alternativa, Avdullah Hoti.
Përfaqësuesi i Zyrës së Fondit Monetar Ndërkombëtar në Kosovë, Ruud Vermeulen, për Gazetën Fjala ka thënë se aktualisht Kosova nuk ka mundësi as ligjore e as ekonomike për rritje pagash në disproporcion me rritjen ekonomike.
Në fakt, zyra e FMN-së në Kosovë, qysh në fillim të fushatës përmes një deklarate i pati informuar subjektet politike menjëherë pas krijimit të koalicioneve se çdo iniciativë fiskale duhet të jetë në përputhje me rregullat fiskale dhe ato për pagat.
Tani, në një deklaratë për Gazetën Fjala, Vermeulen ka ngritur shqetësimin se çdo vendim për rritje pagash nuk duhet ta kaloj kufirin e deficitit prej 2 për qind të GDP-së si dhe kufirin e vendosur për paga i cili hyn në fuqi vitin tjetër.
Vermulen thotë se çdo rritje më e lartë se kjo do ta rrezikonte buxhetin dhe ekonominë e vendit. “Rregulli i pagave parashikon që paga në sektorin publik nuk mund të rritet më shumë se sa GDP-ja nominale. Ne besojmë se vetëm brenda këtij kufiri rritjet e pagave janë të qëndrueshme; nëse ndodh çdo rritje mbi këtë kufi, do të ballafaqohemi me probleme, duke e rrezikuar buxhetin dhe ekonominë”, ka thënë Përfaqësuesi Rezident i FMN-së në Kosovë, Ruud Vermeulen.
Ndërkaq, sa i përket pagës minimale ai ka thënë se Kosova ka mekanizma në fuqi që rregullojnë këtë dhe se kjo duhet të bëhet në përputhje të plotë më legjislacionin në fuqi.
Bazuar në vlerësimet e zyrës së FMN-së në Kosovë për rritjen nominale të GDP-së, fatura e pagave mund të rritet rreth 4 deri 5 për qind në vitin e ardhshëm.
Përfaqësuesi rezident i këtij institucioni në Kosovë premtimet për rritjen e pagave i sheh si të nxitura nga keqkuptimi se të hyrat janë të ulta për shkak se pagat janë të ulëta.
“Kjo është mekanikisht e vërtetë, por ekonomikisht e gabuar. E vërteta është se të hyrat janë të ulëta për shkak të prodhimit të ulët në vend”, është shprehur Vermeulen.
Vermuelen tha se ekonomia nuk është duke gjeneruar mjaftueshëm vende pune dhe eksporte për të mbështetur të hyra më të larta dhe se rritja e madhe e pagave nuk është mënyrë për ta rritur prodhimtarinë dhe për ta zgjeruar bazën e prodhimit dhe të eksportit të Kosovës.
Sidomos me paga të financuara me para që nuk janë aty, ose që do të mund të përdoreshin për qëllime më produktive.
Sindikalistët kërcënojnë me protesta nëse nuk realizohet premtimi
Ndërkohë përfaqësuesit e punëtorëve këto premtime i kanë pritur me rezervë.
Megjithatë nëse nuk realizohen kanë thënë se do të reagojnë me protesta.
Kryetari i SBASHK-ut Rrahman Jasharaj vlerëson se premtimet për rritje pagash janë bërë edhe më herët nga të gjitha subjektet politike dhe liderët e tyre dhe se janë në kuadër të fushatës.
Ai ka thënë se cilido koalicion subjekte politike shqiptare që do t’i formojnë organet e reja të Qeverisë duhet të bëjnë ngritje pagash, pasi në të kundërtën do të hasin në reaksionin e sindikatave me greva e protesta.
“SBASHK-u është i vetëdijshëm se ngritje pagash në vlerën që përmendet në fushatë nuk do të ketë, por do të ketë rritje në një përqindje më të ulët”, ka thënë Jasharaj. /GazetaFjala/Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëJetoni si sheik në bregdetin shqiptar
Qyteti më i pasur i Afrikës plot me ar dhe shtëpia e 12,000 milionerëve
Ku mund të gjeni produkte pa gluten?
Udhëtoni drejt Parisit me PrishtinaTicket – Eksploroni qytetin e dritave!
Dita Ndërkombëtare e Edukimit në GALERIA
Seminari i CEFTA-s: Shfrytëzimi i mundësive rajonale në arkitekturë, inxhinieri dhe ndërtimtari
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Gjesti habit me deklaratën: Nëse kam aq shumë fansa, atëherë po ia fus gjumit dhe po e fitoj Big Brother-in
Pas Lojërave Olimpike, hakohen edhe faqet e Bloomberg në Facebook dhe Instagram - publikohet fotografia e Gjestit
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
Real Madridi po ia rrëmben Barcelonës top shënjestrën nga dora
Trump deklaroi se Spanja është pjesë e BRICS, reagon qeveria spanjolle
Përfundon dueli i nëntë golave: Nga turpërimi, kalon në ngadhënjim - çfarë Barcelone!