LAJMI I FUNDIT:

Fluturimet, Shqipëria e para në Evropë për rritjen e numrit e udhëtarëve – bilanc pozitiv ka edhe Kosova

Fluturimet, Shqipëria e para në Evropë për rritjen e numrit e udhëtarëve – bilanc pozitiv ka edhe Kosova

Shqipëria ia del sërish të zërë vendin e parë në Evropë për rritjen e fluksit të udhëtarëve.

Këshilli Ndërkombëtar i Aeroporteve e rendit Shqipërinë në krye të listës, pasi trafiku i pasagjerëve në muajin korrik të këtij viti pësoi një rritje me 116%.

Shqipëria ka arritur të lërë pas vende historikisht turistike si Spanjën, Greqinë apo Italinë.


Ne bazë të tabelës së prezantuar nga Rama edhe Kosova ka një rritje mjaft solide sa i përket numrit të fluturimeve.

Shteti më i ri i Evropës ka pasur rritje prej 41%, duke u kaluar vetëm nga Shqipëria, Armenia, Uzbekistani dhe Kazakistani.

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama përmes një postimi në rrjetet sociale e ka cilësuar këtë si një lajm fantastik.

“Tabela e Këshillit Ndërkombëtar të Aeroporteve për muajin korrik tregon se kur bëhet fjalë për performancën e vendit në trafikun e pasagjerëve kundrejt vitit 2019 Shqipëria qëndron sërish në vendin e parë me një rritje të pabesueshme 116%! Le të vazhdojmë të ngjitemi në lartësi të reja”.

Mbi 1.5 milion mërgimtarë erdhën në Kosovë, brenda gjashtë muajve u realizuan 10 mijë fluturime
Lexo po ashtu Mbi 1.5 milion mërgimtarë erdhën në Kosovë, brenda gjashtë muajve u realizuan 10 mijë fluturime

“Përsëri në krye edhe në muajin korrik për rritjen e numrit të pasagjerëve të aviacionit civil në Evropë. Shqiponja po fluturon lart”, ka shkruar Rama.

Përgjatë gjithë këtij viti Shqipëria përjetoi ndjeshëm një kërkesë në rritje të interesit të të huajve për të vizituar.

Të dhënat e INSTAT treguan se për 7 muajt e parë të vitit në vend hynë mbi 5.1 milionë të huaj, një rritje kjo me 31% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2022.

Pjesa më e madhe e vizitorëve ishin europianë, por rritje të ndjeshme këtë vit pati edhe nga turistët përtej oqeanit Atlantik, të cilët preferuan që t’i kalonin pushimet verore duke eksploruar bregdetin shqiptar dhe bukuritë e tjera natyrore të vendit të shqiponjave./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Zyra e Kryeministrit me letër drejtuar Gjykatës Themelore: Kurti është i gatshëm për intervistim, Prokuroria nuk ka motiv ligjor por politik

Zyra e Kryeministrit me letër drejtuar Gjykatës Themelore: Kurti është i gatshëm për intervistim, Prokuroria nuk ka motiv ligjor por politik

Lajme
Votat e diasporës, pesë komunat me numrin me të madh të votuesve

Votat e diasporës, pesë komunat me numrin me të madh të votuesve

Lajme
“Vranë 27-vjeçaren shtatzënë e në prehër kishte vajzën trevjeçare”, Kurti përkujton masakrën nga forcat serbe në Likoshan e Qirez

“Vranë 27-vjeçaren shtatzënë e në prehër kishte vajzën trevjeçare”, Kurti përkujton masakrën nga forcat serbe në Likoshan e Qirez

Lajme
Cakolli kërkon informacion nga KQZ se kur pritet të përfundojë numërimi i votave

Cakolli kërkon informacion nga KQZ se kur pritet të përfundojë numërimi i votave

Lajme
Karamuço: Dy deputetë të Kuvendit të Shqipërisë dhe dy biznesmenë dyshohet se kanë urdhëruar një vrasje

Karamuço: Dy deputetë të Kuvendit të Shqipërisë dhe dy biznesmenë dyshohet se kanë urdhëruar një vrasje

Lajme
Vrasja e palestinezes në Tiranë, telefonata që zbuloi burrin që i mori jetën

Vrasja e palestinezes në Tiranë, telefonata që zbuloi burrin që i mori jetën

Lajme
Kalo në kategori