Policia e Kosovës për shkak fluksit të madh në pikë-kalimin kufitar Merdar kërkon që të shfrytëzohen edhe pika tjera të kalimit të kufirit.

Në njoftimin për media thuhet se Policia e Kosovës, zyrtarë policorë të kufirit, janë duke punuar me kapacitete të plota, në këtë kohë kur fluksi i hyrje/daljeve nga territori i Republikës së Kosovës është më i madh, sidomos në Pikën e Kalimit Kufitar Merdar.

“Departamenti i Kufirit i Policisë së Kosovës, njofton të gjithë qytetarët, në veçanti bashkatdhetarët që janë duke shfrytëzuar Pikën e Kalimit Kufitar Merdar për hyrje-daljen për në Republikën e Kosovës, se për shkak të fluksit të madh të udhëtareve pritjet janë të gjata dhe apelojmë te të gjithë që të shfrytëzohen edhe pikat tjera të kalimit kufitar”.

Reklama
Reklama

Sipas Policisë, koha e pritjes nuk varet vetëm nga zyrtarët e Kosovës, andaj bëjnë apel tek qytetaret që të shfrytëzojnë edhe pikat tjera kufitare, ku ka fluks më të vogël dhe pritjet janë minimale. /Telegrafi/