LAJMI I FUNDIT:

Florian Marku ndeshet në evenimentin e madh të boksit, ku meçi kryesor është Joshua-Pulev

Florian Marku ndeshet në evenimentin e madh të boksit, ku meçi kryesor është Joshua-Pulev
(Foto: Instagram/florianmarku/kubratpulev)

Boksieri shqiptar, Florian Marku, do të jetë njëri nga sportistët që do të zhvillojnë meçe në evenimentin e madh të boksit që zhvillohet të shtunën (12 dhjetor), ku dueli kryesor është ai ndërmjet Anthony Joshua dhe Kubrat Pulev.

Alex Fearon do të jetë rivali i Markut në Wembley Arena, ku do të jenë të pranishëm 1.000 tifozë.

“Përshëndetje ndjekësit e mi nga e gjithë bota. Ne kemi një luftë këtë të shtunë në ndeshjen Joshua vs Pulev si ‘undercard’”.


(Foto: Instagram/florianmarku)

“Lufta ime do të jetë drejtpërdrejt në Sky Sports dhe jam krenar që jam pjesë e shfaqjes më të madhe të boksit të këtij viti”.

“Dua të falënderoj ekipin tim të menaxhimit S-JAM Boxing dhe gjithashtu Anthony Joshua dhe Eddie Hearn që më lejuan të bëhesha pjesë e kësaj ngjarje të madhe”.

“Nuk do ju zhgënjej të gjithëve… Mbreti Shqiptar po vjen”, ka shkruar Marku në postimin e tij.

Ndryshe, të shtunën, kampioni i botës në kategorinë e peshave të rënda (WBA, IBF, WBO dhe IBO), Anthony Joshua, mbron titujt përballë sfiduesit të detyrueshëm të IBF, Kubrat Pulev. /Telegrafi/

(Foto: Instagram/kubratpulev)

Në trend Sport

Më shumë
Policia e Kosovës jep detaje për përleshjen pas ndeshjes Liria - Vëllaznimi

Policia e Kosovës jep detaje për përleshjen pas ndeshjes Liria - Vëllaznimi

Liga e Parë
Arsenali i bashkohet garës së fortë për transferimin e yllit të Barcelonës në verë

Arsenali i bashkohet garës së fortë për transferimin e yllit të Barcelonës në verë

Premier League
Moment frike dhe paniku në ndeshjen e Serie A: Kean ra pa ndjenja në fushë, u dërgua me urgjencë në spital

Moment frike dhe paniku në ndeshjen e Serie A: Kean ra pa ndjenja në fushë, u dërgua me urgjencë në spital

Serie A
Enzo Maresca paralajmëron zëvendësimin e yllit të Chelseat me një lojtar të ri

Enzo Maresca paralajmëron zëvendësimin e yllit të Chelseat me një lojtar të ri

Premier League
Real Madridi kthehet te fitorja – perla e Modric dhe goli i vonë i Vinicius i dhurojnë tre pikë mbretërve

Real Madridi kthehet te fitorja – perla e Modric dhe goli i vonë i Vinicius i dhurojnë tre pikë mbretërve

La Liga
Van Persie bën hapin e madh në karrierë si trajner, merr drejtimin e gjigantit holandez

Van Persie bën hapin e madh në karrierë si trajner, merr drejtimin e gjigantit holandez

Ndërkombëtare
Kalo në kategori