LAJMI I FUNDIT:

Floktarja ka treguar gabimin e madh që e bëjmë të gjitha: Balsami aplikohet në këtë mënyrë, assesi ndryshe

Floktarja ka treguar gabimin e madh që e bëjmë të gjitha: Balsami aplikohet në këtë mënyrë, assesi ndryshe

Kur bëhemi “mjeshtre e vetvetes” flokët yndyrëzohen shpejt, nuk “duken” siç duhet dhe gjithmonë janë të elektrizuara

Tashmë kemi dëgjuar se nuk ka nevojë t’i lani flokët dy herë me shampon, sepse në këtë mënyrë aktivizohen gjëndrat dhjamore në kokë dhe gjithashtu është e rëndësishme se si i krihni flokët – nga majat në drejtim të rrënjëve, transmeton Telegrafi.


“Shumica e marrin brushën dhe fillojnë t’i krehin flokët nga rrënja. Edhe pse kjo mund të shkojë mirë, më vonë kur të shihni brushën, do të shihni që kanë mbetur shumë flokë në të. Prandaj gjithmonë filloni nga majat dhe flokët krihni ngadalë në drejtim të rrënjëve”, thonë floktarët.

Ka edhe një rregull të rëndësishëm rreth aplikimit të balsamit.

Floktarja Rachel Valentine thotë që flokët duhet tharë me peshqir para aplikimit të regjeneratorit. Teorinë e saj e ka demonstruar në mënyrë praktike.

“Ashtu si kur bëni një gotë lëng, sa më shumë ujë të shtoni, aq më i holluar do të jetë lëngu. Sa më pak ujë të shtoni, aq më i trashë do të jetë lëngu. Sa më shumë ujë të keni në flokë, aq më i holluar kondicioneri do të jetë. Në atë rast, do të duhet shumë më shumë kohë për të bërë punën e tij dhe do të përdorni më shumë produkt. Kështu që tharja e flokëve me peshqir përpara se të aplikoni balsam do të bëjë një ndryshim të madh,” shpjegoi Rachel.

Regjeneratori natyral për flokë me bazë bananeje flokët tuaja do t’i mbrojë nga rrezatimi i fortë i diellit dhe nxehtësia
Lexo po ashtu Regjeneratori natyral për flokë me bazë bananeje flokët tuaja do t’i mbrojë nga rrezatimi i fortë i diellit dhe nxehtësia

Ju gjithashtu mund të përdorni uthull molle për kujdesin e flokëve. Përzieni dy lugë uthull me një filxhan ujë dhe shpëlani flokët me të pas larjes me shampon. Ju gjithashtu mund të bëni një maskë flokësh nga uthulla e mollës.

Përzieni një lugë çaji uthull me dy lugë vaj ulliri dhe tre të bardha veze. Fërkojeni në rrënjët e flokëve, vendosni një qese plastike dhe shpëlajeni pas 45 minutash. /Telegrafi/

Në trend Femra

Më shumë
Rregullat e modës që nuk duhet të ndiqni kurrë

Rregullat e modës që nuk duhet të ndiqni kurrë

Keshilla Modë
Thonë se nuk ka grua më të bukur se ajo në planet: Bën seks katër herë në ditë

Thonë se nuk ka grua më të bukur se ajo në planet: Bën seks katër herë në ditë

Kujdesi për lëkurën dhe trupin
Mami! Po më dhemb koka!

Mami! Po më dhemb koka!

Prindër dhe fëmijë
Mosha gjatë së cilës fëmijët i shqetësojnë më së shumti prindërit

Mosha gjatë së cilës fëmijët i shqetësojnë më së shumti prindërit

Prindër dhe fëmijë
Rreziqet e internetit: Këshilla të sigurisë për prindërit, fëmijët dhe tinejxherët

Rreziqet e internetit: Këshilla të sigurisë për prindërit, fëmijët dhe tinejxherët

Këshilla për prindër
Qindra emra shqiptarë dhe ilirë për fëmijën tuaj

Qindra emra shqiptarë dhe ilirë për fëmijën tuaj

Bebja këtu
Kalo në kategori