LAJMI I FUNDIT:

Floktari i të famshmeve zbulon sekretin e ngjyrosjes: Nga salloni im nuk do të dalë kurrë as biondja dhe as zeshkania

Floktari i të famshmeve zbulon sekretin e ngjyrosjes: Nga salloni im nuk do të dalë kurrë as biondja dhe as zeshkania

Ngjyra më e mirë për biondet? Apo për zeshkanet?

Duket se diçka e tillë nuk ekziston, të paktën sipas mendimit parukierit Bernardo Vasconcelos, që është përgjegjës për flokët e bukur të Gisele Bundchen, Adriana Lima ose Alessandra Ambrosio.


Engjëjt e Victoria’s Secret, siç njiheshin dikur këto modele, i besojnë këtij braziliani, i cili u bë i famshëm në Londër, ku ka edhe sallonin e tij, transmeton Telegrafi.

“Kam vendosur një rregull që për çdo zonjë, ngjyrosja dhe hijezimi bëhen në një mënyrë unike dhe kjo është arsyeja pse ata flokë duken kaq natyralë. Një bionde apo një zeshkane nuk do të dalin kurrë nga salloni im”, tha Bernardo për Vogue.

“Për mua është e rëndësishme që të arrijmë atë efekt natyral, që flokët të duken sikur janë shkëlqyer vetë – për shembull në diell”.

Prandaj ai ngjyros me “dorën e lirë”, me furçë nxjerr fije pa folie.

Sigurisht, përpara se të vendosni për një përzierje të këtillë të ngjyrës, sigurohuni që parukieri juaj të ketë përvojë të mjaftueshme si ky braziliani i famshëm.

“Për shumicën, kjo pamje duket e rastësishme, por pas saj fshihen shumë përpjekje”, ka shpjeguar floktari.

“Unë kujdesem edhe për stilin e jetesës së klientes sime – më duhet të di nëse ajo do të vijë çdo javë apo, ndoshta, dy herë në vit. Gjithashtu, vëmendje të veçantë i kushtoj edhe flokëve të hollë dhe kaçurrela, sepse blanch mund të ndikojë keq në to – t’i drejtojë apo dëmtojë”, paralajmëron ai.

Këshillat më të rëndësishme që ka zbuluar vlejnë, sidomos për Gisele Bundchen.

“Gjëja më e mirë për një bionde është kur i shton më shumë fije të ndritshme”, pohon Bernardo. “Pra, fytyra, merr një shkëlqim të veçantë.”

/Telegrafi/