Flokë të hollë e të elektrizuar? Ja si t’i trajtosh

Zakonisht flokët e hollë janë ata që edhe elektrizohen më shumë, por elektrizimi vjen edhe për shkaqe të ndryshme, siç është dehidratimi, larja me ujë shumë të nxehtë, si dhe mungesa e trajtimit me maska sipas tipit të flokëve.
Maska e mëposhtme do të të ndihmojë shumë për t’i bërë flokët më të fortë, por edhe për të zhdukur një herë e mirë elektrizimin e tyre.
▪ Vezë (1 kokërr)
▪ 1/2 filxhan çaji kos
Në një enë të vogël rrih vezën dhe më pas bashkoje me kosin.
Pasi ta kesh përzier mirë të gjithë masën, masazho flokët me mollëzat e gishtave.
Mbaje në flokë për rreth 10 minuta dhe pastaj shpëlaje me ujë të ngrohtë.
Përdore maskën një herë në javë.
Nga
Telegrafi
07/06/2015
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate


















































