Kirurgu që ia shpëtoi jetën ushtarit të Koresë së Veriut, i cili u qëllua katër herë derisa po tentonte të kalonte vijën kufitare mes Koresë së Veriut dhe asaj të Jugut, ka folur për herë të parë se si ky ushtarë u dërgua me urgjencë me helikopter në spitalin ku punon ai.

Lee Cook-Jong e ka përshkruar 24-vjeçarin Oh Chong Song si "një kavanoz të thyer", duke thënë se ekipi i mjekëve në spitalin e Seulit është dashur të intervenojnë me shpejtësi pasi ai po humbte shumë gjak, transmeton Telegrafi.


2 27

Oh ishte qëlluar katër herë derisa po kalonte kufirin, kurse mjeku Lee gjithashtu ka pranuar se trupi i tij ishte i mbushur me parazite dhe Hepatit B.

"Organet e tij vitale ishin të paqëndrueshme, ai po vdiste nga humbja e madhe e gjaku, ishte në shok. Ishte si një kavanoz i thyer. Nuk mund t'ia furnizonim trupin me gjak të mjaftueshëm", ka deklaruar Lee për CNN.

3 24

Oh ishte qëlluar në gju, krah, shpinë dhe gjoks, por edhe përkundër lëndimeve të rënda trupore, mjekët arritën t'ia shpëtojnë jetën në spitalin e Seulit.

Parazitë dhe hepatit B janë gjetur në trupin e tij ku disa ishin më të gjatë se 25 centimetra, pasi Koreja e Veriut ka probleme të mëdha me higjienë.

4 18

"Gjatë karrierës time 20 vjeçare si kirurg, këto gjëra kam pasur rastin t'i shoh vetëm në libra", ka shtuar mjeku Lee. /Telegrafi/

5 14