Flet gangsteri shqiptar, që nuk e di sa njerëz ka vrarë e sa miliona i ka fituar në muaj
John Alite, më i famshmi ish-gangster shqiptar, i njohur si dikur dora e djathtë e shefit të familjes Gambino, John Gotti, ekskluzivisht në Info Magazine të Klan Kosovës, në një intervistë me Kushtrim sadikun ka thënë se nuk e di saktë sa njerëz ka vrarë gjatë vieteve të tij të kaluara në rrugë.
Ai ka deklaruar se zyrtarisht është akuzuar për një numër të caktuar vrasjes, gjashtë sish, ndërsa jozyrtarisht ky numër ka lëvizur shumë.
“Kur avokatët e mi morën në duar çështjen dhe dolëm në gjyq, Gotti thoshte se kam vrarë pesëdhjetë apo gjashtëdhjetë persona për të. Nuk i kam numëruar, sepse ishte pjesë e përditshmërisë sime”, ka thënë ai.
Alite është shprehur se nuk e ka parë veten si vrasës, por si biznesmen, pasi lidhjet me politikanë dhe zyrtarë të shtetit e kanë bërë të kuptojë se as ata nuk janë të ndryshëm nga gangsterët.
“Kam vrarë njerëz që kanë përdhunuar femra, për të cilën gjë nuk pendohem aspak. E kam thënë edhe gjatë gjyqit: nëse do të mund t’i ngjallja dhe t’i vrisja prapë, do ta bëja këtë gjë. Kur ia bën këtë gjë një gruaje, meriton të vritesh. Kështu besoj unë”, shton Alite.
Ai ka thënë se në këtë “lojë”, gjërat nuk ndryshojnë edhe nëse heq dorë.
“Nuk po mundohem të arsyetoj atë që kam bërë, por jemi të gjithë në këtë botë, dhe ia them familjes sime që nëse nesër më vret dikush, unë e kam zgjedhur këtë jetë”, shprehet mafiozi shqiptar.
Alite ka thënë se gjyshi i tij nga ana e babait ka lindur dhe është rritur në Gjirokastër. Kurse e ëma e tij vjen nga Tirana. Madje ka treguar se në Shqipëri jeton vëllai i tij Andri dhe të afërmit e tjerë më të cilët edhe mban kontakte.
“Më thoshin se isha pak a shumë italian, ndërsa unë ua përsërisja se jam shqiptar. Jam shqiptar dhe gjithmonë krenar për përkatësinë time. Nga ajo mënyrë jetese kam mësuar tradhtitë, gënjeshtrat dhe lëvizshmërinë italiane, ndërsa dija dhunën shqiptare. Ne jemi të dhunshëm. Fatkeqësisht edhe unë u bëra i tillë”, ka pohuar Alite.
Ai është shprehur se nuk e di me siguri vlerën e të hyrave që ka pasur, porse ajo ishte e lartë, pasi njerëz në rangje më të ulëta merrnin nga 10-50 mijë dollarë në muaj.
“Minimalisht kam bërë një milion dollarë në muaj. Por, nga dëshmitarët kundër meje, njëri nga të cilët i afërt i familjes Gotti, por që punonte për mua, thoshte se me shumë gjasë kisha më shumë të hyra se kaq. Ai ishte në rangje të ulëta të organizatës dhe merrte prej 10 deri në 50 mijë dollarë në muaj. Është e vështirë ta them me siguri, pasi kam pasur rreth 300 njerëz që kanë punuar për mua, në mënyrë direkte dhe indirekte, ndoshta më shumë. Ka pasur burime të ndryshme, por besoj që në vlerën e sotme kam fituar pesë milionë dollarë në muaj”, tha ai.
Alite ka deklaruar se ka pasur shumë biznese që i sillnin të hyra të mëdha, përfshirë klube nate, biznes droge, fajdesh, parkingje të shumta e të tjera.
“Kam pasur shtëpi në disa shtete, por kur isha në arrati ato u braktisën. Po ashtu kam qenë pronar i një kompanie parkingu në disa shtete. Por, e humba pas disa proceseve gjyqësore. Më pas ajo u shit për rreth 16.7 milionë dollarë. Kam qenë pronar i një klubi nate që gjeneronte fitime prej dy milionë dollarësh në vit. Një biznes droge nga i cili merrja një milionë në muaj dhe një tjetër biznesh fajdesh. Kam pasur një biznes llogaritarie nga i cili merrja minimalisht 300 mijë dollarë në muaj. Merrja para në të gjitha drejtimet. Isha i përfshirë në shumë në shumë biznese”. /klankosova.tv/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Mickoski: Deri në fund të muajit, dy investime të reja dhe 500 vende të reja pune
Abazoviq: Në katër vitet e fundit në Ballkan nuk janë kryer punë, me Trump do të ndryshojë situata
Ekspertët e çështjeve të drejtësisë: Zhbërja e Speciales mision i pamundur
Policia e Kosovës pajiset me automjete të reja, për mbështetje të Njësive speciale-policore gjatë operacioneve dhe aksioneve të veçanta
Ekspertët e çështjeve të drejtësisë: Zhbërja e Speciales mision i pamundur
Stomatologu Hoxha ishte shpallur studenti më i mirë nga gIDE, ky institut ofron 25 licenca për Klinikën Stomatologjike për qasje falas në platformën e tyre të videos
Vëllau i Liridona Ademajt: Fëmijët janë të brengosur nga fakti që e panë se si babai i tyre e shtrëngoi për krahu nënën e tyre që të kryhet më lehtë vrasja
Reagon vëllai i Fitore Pacollit: Kam vite që merrem me bujqësi, kam aplikuar si fermer i lirë e as nuk kam llogaritur në motër
Nga Amerika Latine në Shqipëri, zbulohet laboratori i kokainës në Qerekë - arrestohen 10 persona
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Platforma ku mund ta shikoni duelin e vitit Jake Paul - Mike Tyson
Cristiano Ronaldo po largohet nga Al Nassr shkaku i garës së FIFA-s
Publikohet lista e plotë me rregullat kontroverse për luftën Mike Tyson - Jake Paul
Trump dëshiron ta mbyllë Departamentin e Arsimit - çfarë do të thotë kjo për edukimin shkollor
Ledri Vula e pranon se ka fjetur me një fanse
John Thune zgjidhet kryetar i Senatit Amerikan - kandidati që donin shqiptaro-amerikanët