LAJMI I FUNDIT:

Flakët përfshijnë anijen turistike në Karaburun

Flakët përfshijnë anijen turistike në Karaburun

Anija turistike ‘Aqua Marine’ është përfshirë nga flakët mëngjesin e sotëm, pranë brigjeve të Karaburunit në jug të Shqipërisë.

Top Channel shkruan se ka siguruar pamjet e anijes në flakë, një ngjarje e rëndë nga e cila fatmirësisht nuk ka persona të lënduar.


Ka qenë ora 4 e mëngjesit kur zjarri që dyshohet se ka ardhur nga pjesa e motorit, ka përfshirë të gjithë anijen.

Ekuipazhi me 6 persona në bord ka qenë në gjumë në momentin kur janë shfaqur flakët dhe kanë arritur të shpëtojnë pa dëmtime duke u hedhur në det.

Anija turistike përshkruante linjën Vlorë-Karaburun.