Këngëtarja e njohur, Fjolla Morina, ka qenë mjaft aktive gjatë verës me koncerte e mbrëmje muzikore.

Ajo ka paralajmëruar se së shpejti do të sjellë projektin e saj më të ri muzikor, xhirimet e të cilit kanë përfunduar këto ditë.


Këtë e ka bërë të ditur përmes një fotografie të ndarë me ndjekësit në rrjetin social Instagram.

Fjolla shfaqet mjaft tërheqëse me dukjen e saj prej biondeje në veturë, teksa ka shkruar në mbishkrimin e saj "Vjen së shpejti".

Duke mos dashur të zbulojë titullin, zhanrin apo edhe nëse është bashkëpunim, duket se Morina po preferon ta mbajë befasi gjithë pjesën tjetër deri në publikimin e këngës.

Përndryshe, javë më parë ajo u komentua shumë për një paraqitje të ekzagjeruar që pati në një koncert të mbajtur në sheshin e Skënderajt. /Telegrafi/