Në tetor të vitit 1954, Ernest Hemingway u nderua me Çmimin Nobel në Letërsi. Por, nuk e përjetoi këtë moment si çdo shkrimtar tjetër…
Hemingway së pari i tha shtypit se Carl Sandburg, Isak Dinesen dhe Bernard Berenson ishin shumë më të denjë për çmimin se ai, porse atij mund t’i hynin në punë paratë e çmimit.
Më pas, në depresion dhe në rikuperim e sipër nga dy aksidente të njëpasnjëshme ajrore, të cilave fatmirësisht u mbijetoi, vendosi të mos udhëtonte drejt Suedisë për të tërhequr çmimin. Duke zgjedhur që të mos bëhej pjesë e mbrëmjes së Nobelit në Stokholm, më 10 dhjetor 1954, i kërkoi John C. Cabotit, në atë kohë ambasador i Shteteve të Bashkuara në Suedi, të lexonte fjalimin e tij të pranimit të çmimit. Fjalimi gjendet në biografinë e tij të botuar në vitin 1972, “Hemingway: Shkrimtari si artist”. Fjalimi është si më poshtë”:
“Duke mos e pasur të lehtë bërjen e fjalimeve dhe pa ndonjë aftësi të madhe në oratori apo dominimin e retorikës, dëshiroj t’i falënderoj administratorët për bujarinë e këtij çmimi.
Asnjë shkrimtar që i njeh shkrimtarët e mëdhenj, të cilët nuk e kanë marrë çmimin, nuk mund ta pranojnë atë në formë tjetër përveçse me përulje. Nuk ka nevojë t’i listoj këta shkrimtarë. Gjithkush këtu mund të bëjë listën e vet, sipas njohurisë dhe ndërgjegjes së tij.
Do të ishte e pamundur që unë t’i kërkoja ambasadorit të vendit tim të lexonte një fjalim në të cilin shkrimtari thotë gjithë çfarë ka në zemër. Gjërat mund të mos jenë menjëherë të dukshme në atë që një njeri shkruan dhe, në këtë mënyrë, ai ndonjëherë mund të jetë me fat; por përfundimisht ato janë mjaft të qarta dhe nga këto dhe shkalla e alkimisë që ai posedon, varet nëse do të zgjasë në kohë apo do të harrohet.
Të shkruarit, në rastin më të mirë është një jetë e vetmuar. Organizatat për shkrimtarët e lehtësojnë vetminë e shkrimtarit, por dyshoj nëse e përmirësojnë shkrimin e tij. Statura e tij si njeri publik rritet kur ai e shpërndan këtë vetmi dhe shpesh puna e tij përkeqësohet. Për këtë arsye, punon vetëm dhe nëse është një shkrimtar i mirë, ai duhet të përballet me përjetësinë, ose mungesën e saj, çdo ditë.
Për një shkrimtar të vërtetë, çdo libër duhet të jetë një fillim i ri ku ai përpiqet përsëri për diçka që është përtej asaj që mund të arrijë. Ai duhet gjithmonë të përpiqet për diçka që nuk është bërë kurrë, ose për të cilën të tjerët janë përpjekur dhe kanë dështuar. Pastaj, ndonjëherë, nëse është me shumë fat, do të ketë sukses.
Sa e thjeshtë do të ishte të bësh letërsi nëse do të duhej vetëm të shkruaje në një mënyrë tjetër atë që është shkruar mirë. Pikërisht për shkak se ne kemi pasur shkrimtarë kaq të mëdhenj në të kaluarën, shkrimtari është larguar nga e kaluara drejt një vendi ku askush nuk mund ta ndihmojë.
Fola gjatë si shkrimtar që jam. Një shkrimtar duhet të shkruajë atë që ka për të thënë dhe jo ta thotë me fjalë. Ju falënderoj sërish”. /TemA TV/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Më të votuarit e LDK-së nga 60 për qind të votave të numëruara

Prokuroria Speciale kërkesë gjykatës për të urdhëruar Kurtin të paraqitet për të dëshmuar në prokurori

Trump pretendon se Ukraina e filloi luftën me Rusinë

"Kush është ky", momenti kur Gjesti ngatërron Jezusin me figurën e Çerçiz Topullit në spektaklin e BBVA

Kjo është lista e përditësuar me votat e kandidatëve për deputetë të PDK-së

Kryeziu: Konsullata e Kosovës në Shtutgart bëri skandal pasi organizoi përvjetorin e pavarësisë në qendrën islame