Sulmuesi i Përfaqësueses së Kosovës, Vedat Muriqi ka folur fjalët e para pas prezantimit të skuadra e tij e re, Fenerbahce.

Muriqi kompletoi transferimin e tij gjatë të dielës nga Rizespori te Fenerbahce për një shifër që mendohet të jetë katër milion euro.


Sot (e hënë) gjatë pasdites ka ardhur edhe prezantimi i Muriqit, i cili erdhi në një mënyrë të veçanti me sulmuesin e Kosovës i moderator lajmesh.

Pas prezantimit kanë ardhur edhe fjalët e para të prizrenasit si lojtar i Fenerbahces, të cilin e cilësoi ëndërr fëmijërore dhe pret të hyjë në histori të klubit.

Screenshot 8 1

"Mirëdita, jam i lumtur që jam bërë pjesë e familjes më të madhe turke", ka thënë fillimisht Muriqi pas prezantimit.

"Jam krenar që ëndrra fëmijërore më është plotësuar më në fund".

Screenshot 9 2

"Besoj se do t'i shpërblej tifozët dhe emrin tim do ta shënoj në librin e historisë së klubit".

"Besoj se me lojën time, golat e mi, do ta arsyetoj ardhjen time këtu. Dhe do t'i gëzoj tifozët tanë të mrekullueshëm"

"Kam marrë shumë mesazhe përkrahëse nga tifozët e ekipit, të cilat më kanë bërë të lumtur".

Screenshot 10 1

"Shpresoj se në këtë vit të shënuar për klubin do t'ia arrijmë qëllimit dhe do të shpallemi kampion":

"Synimet e mia janë që të jem një lojtar që i përshtatet karakterit të ekipit. Të jem një futbollist i vërtet për ekipin".

Screenshot 11 1

"Shpresoj që me angazhimin dhe golat e mi do të ndihmoj arritjen e synimeve të ekipit".

"I ftoj të gjithë të na bashkohen në sukseset dhe titujt në vitet e ardhshme të Fenerbahces", përfundoi ylli i Kosovës. /Telegrafi/

telegrafi sport app