Fjalët e Ousmane Dembeles pasi fitoi çmimin si 'Lojtari i vitit" nga FIFA

Ousmane Dembele është lojtari më i mirë i vitit 2025, i zgjedhur nga FIFA. Sulmuesi francez mori çmimin "The Best" në konkurrencë me Lamine Yamal dhe Kylian Mbappe.
Pasi fitoi "Topin e Artë" pas një sezoni të shkëlqyer me PSG-në dhe ekipin kombëtar francez, ai tani ka fituar edhe një tjetër çmim prestigjioz individual.
Ai fitoi tripletën me PSG-në sezonin e kaluar. Për herë të parë në histori, klubi francez fitoi Ligën e Kampionëve, dhe Dembele ishte një nga më meritorët për këtë.
#TheBest FIFA Men's Player 2025: Ousmane Dembélé. 🏆
— FIFA World Cup (@FIFAWorldCup) December 16, 2025
Ai ishte gjithashtu nënkampion në Kupën e Botës për Klube, dhe gjithashtu fitoi Superkupën e UEFA-s. Ai u rendit i treti në Ligën e Kombeve me ekipin kombëtar francez.
"Doja t'i falënderoja të gjithë shokët e mi të ekipit. Puna e palodhur shpërblehet. Falënderoj familjen time, klubin me të cilin kaluam një vit fantastik. Faleminderit Gianni Infantino, mora mesazhin tënd në ditëlindjen time. Shpresoj të kthehem përsëri vitin tjetër", deklaroi i gëzuar sulmuesi i PSG-së nga skena e ceremonisë "The Best".
Ousmane Dembélé 🤝 #TheBest pic.twitter.com/Rlotq3vWaE
— FIFA World Cup (@FIFAWorldCup) December 16, 2025
Dembele e ka fituar edhe 'Topin e Artë' për vitin 2025, duke kompletuar një vit të suksesshëm edhe individual. /Telegrafi/










































