Luftëtarët e huaj të grupit militant, Shteti Islamik, i përbëjnë edhe qindra qytetarë nga Ballkani. Disa prej tyre janë vrarë në zonat e luftës në Irak dhe Siri, të tjerë janë kthyer.
Në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, Joby Warrick, libri i të cilit “Flamujt e Zinj – Rritja e ISIS-it”, ka fituar çmimin Pulitzer, çmimi më i lartë në gazetarinë amerikane, tregon se çfarë i ka nxitur qytetarët e rajonit të Ballkanit t’i bashkohen organizatës më famëkeqe terroriste.
“Disa prej tyre janë ndikuar nga propaganda në internet, disa nga radikalizmi i ngadalshëm, i cili ka zënë vend në këto rajone gjatë 10-15 vjetëve të fundit. Këto janë zona që s’kanë pasur ndonjë lëvizje islamike ose krah radikal të Islamit, derisa nuk kanë nisur luftërat civile në vitet 1990”, thotë Warrick.
Në muajin mars, Qeveria e Kosovës ka konfirmuar se janë rreth 70 qytetarë nga Kosova, të cilët gjenden në vatrat e luftës në Siri dhe Irak. Sipas shifrave zyrtare në Bosnje, 188 qytetarë të këtij vendi kanë shkuar për të luftuar në Siri – 50 prej tyre janë vrarë dhe 47 janë kthyer. Ngjashëm ka ndodhur edhe me dhjetëra qytetarë nga Maqedonia, Shqipëria dhe Serbia.
“Disa nga këta njerëz kthehen tani, pak të zhgënjyer, sepse nuk e kanë gjetur veten te Shteti Islamik. Megjithatë, ky është një problem, me të cilin Ballkani do të përballet për kohë të gjatë, sepse atje ka ndodhur një proces i radikalizmit, pjesërisht për shkak të Shtetit Islamik”, thotë Warrick, i cili flet edhe për origjinën e problemit në Kosovë dhe Shqipëri.
“Ka qenë ajo periudhë kohore në mes të viteve 1990, kur misionarë vahabi kanë shkuar në Shqipëri dhe në Kosovë për të ngritur xhami e medrese. Ata rekrutonin studentë të rinj dhe i dërgonin në Arabinë Saudite ose, në disa raste, në Turqi për trajnime fetare. Disa nga këta individë janë kthyer në shtëpi dhe kanë ngritur xhamitë e tyre. Jam takuar me disa nga këta njerëz në burg në Shqipëri dhe ata janë në favor të ngritjes së mini-shteteve islamike në gjithë Ballkanin”, thotë Warrick.
Sipas tij, grupi militant Shteti Islamik, në formën që ka aktualisht, është rezultat i transformimit të një kryengritjeje të gjatë sunite, e cila ka pasuar pushtimin amerikan të Irakut në vitin 2003. Warrick thotë se Shteti Islamik nuk daton nga viti 2014, kur ka nisur të pushtojë territore, porse farat e tij janë mbjellë më shumë se një dekadë më parë. Warrick e lidh lindjen e tij me, siç thotë, gabimet që janë bërë kur SHBA ka ndërhyrë në Irak, “e papërgatitur për të menaxhuar një vend dhe e papërgatitur për të trajtuar konflikte etnike”.
Ai thotë se në këtë mënyrë “është hapur dera për disa karaktere vërtet të këqija”, të cilat kanë nisur diçka që sot njihet si Shtet Islamik. Grupit ekstremist, me kalimin e kohës, i janë bashkuar qindra shtetas të Azisë Qendrore dhe Rusisë dhe thuhet se rusishtja është gjuha më e folur nga militantët, pas arabishtes. Warrick thotë se Shteti Islamik aktualisht numëron rreth 20,000 luftëtarë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Aksident i rëndë në Shupkovc të Mitrovicës, tre të lënduar

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri