"Fitore me meritë, treguam mentalitet - Saipi bëri ndeshje të mirë" - fjalët e Franco Fodas pas fitores ndaj Lituanisë

Përzgjedhësi i Kosovës, Franco Foda është shprehur i lumtur pas fitores ndaj Lituanisë me rezultatin 2-1 në ndeshjen e tretë në Ligën e Kombeve. Golat për Dardanët ndaj Lituanisë i shënuan Edon Zhegrova në minutën e 20-të dhe Ermal Krasniqi në minutën e 65-të. “Kemi luajtur një ndeshje të mirë. Skuadra e ka treguar një mentalitet të mirë. Me meritë e kemi arritur fitore”.

Ai tutje u ndal edhe te debutimi i Amir Saipit, duke thënë portieri i ri luajti një ndeshje të mirë. “Amir Saipi luajti një ndeshje të mirë. Ishte ndeshja e tij e parë me Kosovën. Për golin e pranuar nuk mund të them shumë, pasi që nuk e kam parë, duhet rishikuar”, nënvizoi Foda.


Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals








































