Instituti GAP ka publikuar sot të dhëna lidhur me fitimin neto të dy operatorëve kabllorë privatë më të mëdhenj në vend për katër vite.

Të dhënat e GAP bazuar në Këshillin për Raportim Financiar të Kosovës janë për vitin 2021, 2022, 2023 dhe 2024.


Në vitin 2021, fitimi neto i dy operatorëve kabllorë më të mëdhenj privatë në vend ishte 13.8 milionë euro. Ky fitim u rrit ndjeshëm në vitin 2022, duke arritur në 21.6 milionë euro.

Në vitin 2023, fitimi neto u rrit edhe më tej, duke kapur vlerën prej 30.8 milionë eurosh, gjersa për vitin 2024 fitimi ishte pak më i ulët, në rreth 30.4 milionë euro.

GAP njofton se në secilin vit të analizuar, në kalkulim janë përfshirë të njëjtit dy operatorë kabllorë privatë më të mëdhenj në vend. /Telegrafi/