Derisa çmimet e ushqimeve dhe mallrave mbeten të larta në shumë vende, disa ekonomistë thonë se inflacioni i vazhdueshëm është pjesërisht për shkak të korporatave që kërkojnë rritjen e fitimit.
Në Fondin Monetar Ndërkombëtar në Washington, studiuesi Daniel Leigh thotë se ka një farë optimizmi për një ulje modeste të nivelit të inflacionit global këtë vit.
“Kjo do të jetë një luftë e gjatë. Nuk mendojmë se shumica e vendeve do të arrijnë nivelin e ulur të dëshiruar të inflacionit deri në vitin 2025”, thotë Leigh.
Faktorë të ndryshëm kanë kontribuar që ekonomitë e zhvilluara dhe ato në zhvillim ta kenë inflacionin më të lartë nga objektivat e tyre.
“Një faktor ishte rritja e çmimeve të energjisë dhe ushqimeve pjesërisht nga lufta në Ukrainë. Dhe përveç kësaj shumë vende po përballen me mungesat në tregun e punës. Mungesa e punëtorëve të mjaftueshëm, po rrit pagat”, shton ai.
Në ekonomitë kapitaliste, rritja e kërkesës sjell rritjen e çmimeve. Por disa analistë shohin një formë të pazakontë inflacioni, edhe pse, sipas vlerësimit të tyre, kërkesa mbetet e qëndrueshme.
“Në përgjithësi, kompanitë që janë mjaft të afërta me konsumatorët, kanë qenë në gjendje të bindin ata që të pranojnë jo vetëm rritjen e kostos, por edhe pak më shumë se aq. Dhe kjo është sigurisht rritja e kufirit të fitimit”, thotë Paul Donovan, ekonomist me kompaninë UBS Global Wealth Management.
“Kjo mund të mos jetë një qasje e qëndrueshme. Nëse konsumatorët fillojnë të thonë në fakt, ‘kjo nuk është një rritje e drejtë e çmimit, nuk do të paguaj për këtë’, atëherë kompanitë do të fillojnë të shqetësohen se nëse i rrisin kufijtë e fitimit shumë, vlera e emrit së tyre do të dëmtohet”, vë në dukje ai.
Federata Kombëtare e Shitjeve me Pakicë përfaqëson një spektër të gjerë kompanish. Hulumtuesi kryesor i saj pohon se kërkesa e konsumatorëve është rritur në mënyrë dramatike dhe i vlerëson argumentet e “inflacionit të udhëhequr nga fitimi” si “të drejtpërdrejta”.
“Çdo ditë shumë nga kompanitë tona mendojnë për uljen e çmimeve. Kur çmimet e mallrave rriten kudo dhe inventarët janë të ulët, shitësit me pakicë i kalojnë disa nga këto kosto te konsumatorët”, pohon Donovan.
Atë që disa mund ta shohin si rritje të çmimeve, të tjerë e shohin si kufirin e çmimit që përballon tregu. Disa mund të kritikojnë “fitimet e tepërta”, ndërsa të tjerë vërejnë se rritja e fitimit është normë në një sistem të tregut të lirë.
Ekonomistët thonë se fitimi mund të rritet edhe nëpërmjet praktikave të mira të menaxhimit.
“Nëse ke klientë më të mirë ose nëse ke një kapital njerëzor më të mirë brenda kompanisë, padyshim që do të kesh potencial ose do të kesh norma më të mëdha fitimi”, thotë Jonathan Fortun nga Instituti i Financave Ndërkombëtare.
Ulja e kërkesës së konsumatorit mund t’i detyrojë kompanitë të heqin dorë nga rritja e çmimeve dhe të frenojnë inflacionin – synimi kryesor i bankës qendrore amerikane, e cila kohët e fundit rriti normat e interesit për të dhjetën herë në pak më shumë se një vit. /VoA/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Qytetarët thonë se ndihen të mashtruar nga 'marketet' për mosvendosjen e ekraneve nga ana e konsumatorëve

Investimi i ëndrrave tuaja - Jetesa luksoze në Holiday In 2

POLI, sallama që dallohet prej tjerave – nga mishi i pastër i pulës, me më pak ruajtës

Hakimi më i madh në histori - vidhen 1.5 miliard euro kripto

Hapni dyert e mundësive: Ftohen bizneset kosovare të marrin pjesë në eventin me eksportuesit turq të sektorit hekur-çelik

Panelet solare, një investim i sigurt për të ardhmen e energjisë së pastër dhe ambient të gjelbër

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri