Agjencia e vlerësimit të kreditit Fitch Ratings, tha se lufta tregtare mes Kinës e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe BREXIT pa marrëveshje, janë dy faktorët që po zbehin perspektivën ekonomike botërore.

Një skenar i daljes së Britanisë së Madhe pa marrëveshje do të zhyste vendin në një recesion të vështirë në vitin 2020, sipas agjencisë, që shtoi se edhe rritja ekonomike në Eurozonë do të jetë shumë më e ulët.

Ngadalësimi i ekonomisë kineze ka qenë gjithashtu një faktor i rëndësishëm në performancën e Eurozonës.

Fitch deklaroi se rritja ekonomike kineze pritet të ngadalësohet në 6.1 për qind në 2019 dhe 5.7 për qind në 2020-ën, shkruan Scan.

Në lidhje me bankat qendrore, agjencia e vlerësimit bëri të ditur se Rezerva Federale pritet të ulë përsëri interesat me 0.25 për qind në muajin dhjetor dhe nuk do t’i lëvizë përgjatë 2020-së.

Ficht shtoi se Banka Qendrore Evropiane pritet të lajmërojë stimuj të mëdhenj monetarë së shpejti, përfshirë rinisjen e programit të blerjeve në treg të hapur në muajin tetor. /Telegrafi/