Buxheti dhe gjendja në shëndetësinë kosovare, ka përplasur kryeparlamentarin Kadri Veseli dhe deputetin e Lëvizjes Vetëvendosje, Fisnik Ismaili.
Veseli duke folur për gjendjen e rëndë në shëndetësi dhe gjendjen e specializantëve tha se gjendja në shëndetësi duhet të zgjidhet dhe se përgjegjësi për këtë duhet të marrë ky shtet, duke i trajtuar në mënyrë dinjitoze punëtorët shëndetësorë.
“Duhet mjeket të trajtohen në mënyrë të dinjitetshme. Nuk ka më turp për një shoqëri, Parlament dhe qeveri, se sa doktorët mbesin rrugëve dhe duhet të punojnë rojtar. Duhet marrë përgjegjësi”, tha Veseli.
Pas kësaj fjale të Veselit reagoi Fisnik ismajli i cili tha se nuk mund të flasin për gjendjen në shëndetësi ata që e kanë sjellë atë në këtë gjendje.
“Kush e ka pru këtë sistem në këtë gjendje., 17 vjet ju keni udhëheq. Qysh mundeni me thanë që shëndetësia është në gjendje kaq të rëndë kur ju e keni pru në këtë gjendje, qysh keni fytyrë. Ju e keni pru në këtë gjendje. ..qysh keni fytyrë. Bëni diçka, prishni koalicionin sot e po hyjmë në zgjedhje se qetu na keni pru”, tha Ismajli.
Veseli duke iu përgjigjur Ismailit tha se për prishjen e koalicionit vendosin dy partitë në pushtet dhe se kjo nuk varet nga ata.
“Fytyrën e ka secili për vete. A prishet a jo ky koalicion e vendosim ne dhe nuk varet prej juve”, tha Veseli. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Mot i vranët dhe me riga shiu

Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri