Fisnik Asllani i sjell fitoren Austria Vjenës, kalojnë tutje në Kupën e Austrisë

Sulmuesi shqiptar Fisnik Asllani po vazhdon me formë të mirë te Austria Vjenë, ku edhe sot ka gjetur golin në Kupën e Austrisë ndaj Klagenfurt.
Asllani e nisi ndeshjen si startues, ndërsa golin e gjeti në minutën e 24-të.
Ai mori një top në zonë dhe me një kthim të bukur u gjet përballë portierit për të shënuar pastaj për 1-0.
Me këtë rezultat u mbyll edhe takimin, duke dal që goli i shqiptarit të jetë vendimtar, ku skuadra e tij kaloi në çerekfinale.
Ky është goli i tretë i Asllanit me Austria Vjenën në të gjitha garat.
Ai është në huazim nga Hoffenhaim, që me gjasë do ta kthejnë në skuadër gjatë verës pas paraqitjeve të mira. /Telegrafi/

Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals



















































