LAJMI I FUNDIT:

Fishekzjarrët? Çfarë frike për kafshët e shtëpisë!

Fishekzjarrët? Çfarë frike për kafshët e shtëpisë!

Në asnjë mënyrë kafshët nuk duhet të ekspozohen ndaj fishekzjarrëve. Sjellja jonë me dashuri drejt kafshëve, përkëdhelja apo zëri i ëmbël i vetë pronarit, është një ilaç shumë efikas.

Endri Haxhiraj,
mjek veteriner

Me festat e fundvitit vjen edhe sezoni i fishekzjarrëve, i cili bëhet gjithmonë e më i parakohshëm. Në mes të gëzimit dhe haresë, ka edhe nga ata që stresohen, siç janë kafshët e shoqërimit.


Disa prej tyre nuk e ndjejnë, disa duken sikur nuk e përjetojnë, kurse disa të tjera vuajnë.

Dihet tashmë që kafshët kanë receptor dëgjimor më të ndjeshëm se të njeriut. Përjetimi i zhurmës është një episod që ndikon në sjelljen e tyre për një kohë të papërcaktuar.

Qofshin kafshët, qen, mace, mi, kalë, papagall, kanarinë, etj., sikurse nga bubullimat, ato mund të sëmuren mendërisht edhe nga fishekzjarrët.

Në disa raste, kur pronarët nuk tregojnë kujdesin e nevojshëm, janë shenjat më të shpeshta që u janë shfaqur kafshëve, kanë varijuar që nga dridhja, jargavitja, lehja e pakuptimtë, fshehja, refuzimi i ushqimit, urinim e deri tek defekim i pavullnetshëm.

Për të evituar këto situata, ajo që mund të arrihet janë disa këshilla të thjeshta për t’u ndjekur nga pronarët e kafshëve:

– Kafshët duhet të futen në shtëpi dhe të mos lihen në oborr.
– Ato duhet të lihen të defekojnë para shkrepjes së fishekzjarrëve.
– Perdet ose grilat duhet të mbyllen.
– Mund të ndizet televizori ose radioja dhe për t’u tërhequr vëmendjen.
– Duhet krijuar edhe një ambient i qetë ku ato të ndihen të sigurta, si për shembull poshtë një krevati.
– Në asnjë mënyrë kafshët nuk duhet të ekspozohen ndaj fishekzjarrëve.

Në të tilla momente delikate, veprimi që ka më shumë rëndësi është se ato nuk duhet të lihen vetëm.

Sjellja jonë me dashuri drejt kafshëve, përkëdhelja apo zëri i ëmbël i vetë pronarit, është një ilaç shumë efikas. /Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
Top pesë pozicionet në shtrat që femrat nuk mund t’i imagjinojnë!

Top pesë pozicionet në shtrat që femrat nuk mund t’i imagjinojnë!

Intimitet dhe Pasion
A e keni ditur se për çfarë shërben pjesa metalike në letrën e sallamit, kjo video po bën xhiron në internet

A e keni ditur se për çfarë shërben pjesa metalike në letrën e sallamit, kjo video po bën xhiron në internet

A e dini se...
Horoskopi vjetor 2024 - një kohë e fillimeve dhe mundësive të reja!

Horoskopi vjetor 2024 - një kohë e fillimeve dhe mundësive të reja!

Astrologji
Si kultivohen gladiolat: Lulet të gjata, të cilat zbukurojnë kopshtet më të bukura

Si kultivohen gladiolat: Lulet të gjata, të cilat zbukurojnë kopshtet më të bukura

Lule
Zbulohen qytetet me erën më të mirë në Evropë. I pari është ndër më të vjetrit në botë

Zbulohen qytetet me erën më të mirë në Evropë. I pari është ndër më të vjetrit në botë

Çfarë të vizitosh
Rëndësia e veshjes në ambientin e punës

Rëndësia e veshjes në ambientin e punës

Stil
Kalo në kategori