LAJMI I FUNDIT:

Firma australiane prezanton makinën fluturuese të garave

Firma australiane prezanton makinën fluturuese të garave

Alauda Aeronautics, një startup pionere australiane, ka prezantuar Airspeeder Mk4, një makinë garash që ngrihet dhe ulet vertikalisht (VTOL).

Sipas kompanisë, makina është në gjendje të lëvizë në një shpejtësi maksimale prej 360 kilometra në orë në vetëm 30 sekonda nga vendqëndrimi, transmeton Telegrafi.


Ndryshe nga paraardhësi i tij i pilotuar nga distanca, Mk3, Mk4 është projektuar për t’u vozitur ose pilotuar nga një operator njerëzor.

Airspeeder mundësohet nga një “Thunderstrike Hydrogen Turbogenerator”, i cili përdor karburant hidrogjeni për të gjeneruar energji për bateritë dhe motorët.

Gjeneratori është i aftë të prodhojë deri në 1,340 kuaj fuqi dhe ka një distancë prej mbi 300 kilometrash me një karikim të vetëm.

Sipas Matt Pearson, CEO-s së Alauda Aeronautics, eVTOL (automjetet elektrike vertikale të ngritjes dhe uljes) janë tashmë një industri trilionë dollarëshe dhe një treg i rëndësishëm për makinat fluturuese private pritet të shfaqet në të ardhmen e afërt. /Telegrafi/