LAJMI I FUNDIT:

Fiorentina nis bisedimet për transferimin e top yllit të Barcelonës

Fiorentina nis bisedimet për transferimin e top yllit të Barcelonës

Transferimi i Vitor Roques erdhi si një lajm i mirë për Barcelonën, por do të kujtohet për arsye të gabuara për shumë vite.

I nënshkruar këtë verë dhe me marrëveshjen e cila u përshpejtua gjatë janarit, vetëm që Xavi Hernandez ta lë atë në bankën rezervë për pjesën më të madhe të sezonit.

Pas vetëm katër muajsh, agjenti i tij po kërkonte minuta ose transferim diku tjetër, por Roque shërben si një shembull i mosfunksionimit në planifikimin e transferimeve tek Barcelona.


19-vjeçari është i etur që të impresionojë trajnerin Hansi Flick dhe ishte rikthyer më herët gjatë parasezonit për të mbajtur seanca stërvitore individuale dhe për ta përmirësuar fizikun e tij.

Megjithatë Barcelona është ende e etur që ta largojë atë në formë huazimi për të ndihmuar në zhvillimin e tij dhe madje do të konsideronin shitjen e tij në rast të ndonjë ofertë të mirë.

Sipas gazetarit italian Gianluca Di Marzio, Fiorentina e ka kontaktuar Barcelonën për transferimin e brazilianit, duke kërkuar informacion rreth kushteve të marrëveshjes.

Se si do të veprojë Barcelona me Roquen mbetet krejtësisht e panjohur. Natyrisht, nuk ka ndonjë dyshim sa i përket aftësive dhe kualitetit të lojtarit, por ai ka dështuar që të përshtatet me ambientin blaugranas./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Arteta dëshiron ta transferojë ish-sulmuesin e Liverpoolit te Arsenali

Arteta dëshiron ta transferojë ish-sulmuesin e Liverpoolit te Arsenali

Premier League
Yamal përmend tre lojtarët e klasit botëror me të cilët do dëshironte që Barcelona t'i trasnferonte

Yamal përmend tre lojtarët e klasit botëror me të cilët do dëshironte që Barcelona t'i trasnferonte

La Liga
Reagon gjyqtari që ndëshkoi Bellinghamin me karton të kuq pas suspendimit nga UEFA

Reagon gjyqtari që ndëshkoi Bellinghamin me karton të kuq pas suspendimit nga UEFA

Ndërkombëtare
INEOS mendon shkarkimin e Amorim, shfaqen dy emra potencial për ta zëvendësuar

INEOS mendon shkarkimin e Amorim, shfaqen dy emra potencial për ta zëvendësuar

Premier League

"Remuntada" apo pasqyrë e ndeshjes së parë? Haaland në bankinë, Reali me një ndryshim - formacionet zyrtare

Liga e Kampionëve
Lamine Yamal emëron klubin e vetëm që mund ta ndalojë Barcelonën të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Lamine Yamal emëron klubin e vetëm që mund ta ndalojë Barcelonën të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori