LAJMI I FUNDIT:

Me Finlandën si një anëtare të re, NATO mund të ketë armë bërthamore “më afër Kremlinit”

Me Finlandën si një anëtare të re, NATO mund të ketë armë bërthamore “më afër Kremlinit”

Finlanda mund të bëhet “shtëpia e armëve bërthamore të NATO-s” dhe me një veprim të tillë ato do të “afroheshin” për vetëm 1000 kilometra nga Moska.

Kjo pasi presidenti finlandez Sauli Niinisto tha se nuk kishte “nuk kishte parakushte” për pranimin e vendit në organizmin ndërkombëtar, megjithëse zyrtarë të tjerë kanë thënë për Newsweek se lëvizja nuk ka gjasa të ndodhë aktualisht, përcjell Telegrafi.

Një deklarim i tillë vjen në kohën kur kishte spekulime se Finlanda do të hezitonte “të presë” armë bërthamore ose trupa të përhershme në tokën e saj dhe se mund të kërkojë garanci se nuk do të ishte kështu.


Kryeministrja Sanna Marin tha në fillim të këtij viti se NATO nuk kishte asnjë interes për bazat apo vendosjet bërthamore.

Por në një forum të Helsinkit të kësaj fundjave në kryeqytetin finlandez, presidenti Niinisto ka thënë: “Finlanda po kërkon të bëhet një anëtare e NATO-s, e plotë. Asgjë më shumë, asgjë më pak”.

“Ne nuk kemi ndonjë kërkesë apo rezervë të veçantë që do t’i vendosnim si parakushte për anëtarësimin tonë”.

Kjo deklaratë, vlerëson Newsweek, përcjell Telegrafi, në teori, e bën Finlandën “të hapur për të pritur armë bërthamore të NATO-s”, me kufirin jugor të vendit që ndodhet më pak se 1000 kilometra larg Moskës.

Ndryshe, Finlanda dhe Suedia kanë vendosur të bëhen anëtarët e 31-të dhe të 32-të të NATO-s, në pritje të ratifikimit nga parlamentet hungareze dhe turke, gjë që zyrtarët besojnë se do të ndodhë në muajt e ardhshëm.

Vendimi i përbashkët për t’u bashkuar me aleancën transatlantike i jep fund një politike dekadash të neutralitetit ushtarak në Helsinki dhe Stokholm; një dështim historik strategjik për presidentin Vladimir Putin që rrjedh nga pushtimi i vazhdueshëm i Ukrainës.

Aderimi i afërt i dyfishtë do të transformojë situatën gjeostrategjike në Evropën veriore dhe Deti Baltik do të bëhet i tillë që disa vëzhgues e kanë quajtur “një liqen i NATO-s”, ndërsa kufiri 1300 kilometra i gjatë Finlandë-Rusi do të bëhet vija e re e frontit të NATO-s me Moskën. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Goditja e parë e administratës Trump për Kroacinë - i refuzohet hyrja në një organizatë të rëndësishme

Goditja e parë e administratës Trump për Kroacinë - i refuzohet hyrja në një organizatë të rëndësishme

Kroacia
Zelensky thotë se

Zelensky thotë se "fundi i luftës është shumë, shumë larg" – vjen reagimi i Trump

Botë

"Kostumin e vesh kur të përfundojë lufta" - si po e pasqyron Zelensky, luftën dhe realitetin në Ukrainë përmes veshjeve

Botë

"Çizmet në tokë dhe aeroplanët në ajër" - plani katër pikësh i Britanisë së Madhe për të garantuar paqen në Ukrainë

Botë
Pamje që tregojnë ngjarjen – një i vdekur dhe tre të plagosur nga një sulm me thikë në një stacion autobusi në Haifa të Izraelit

Pamje që tregojnë ngjarjen – një i vdekur dhe tre të plagosur nga një sulm me thikë në një stacion autobusi në Haifa të Izraelit

Botë
Kompania izraelite ia ndalon Serbisë përdorimin e softuerit për spiunim, pasi e përdori kundër gazetarëve dhe aktivistëve

Kompania izraelite ia ndalon Serbisë përdorimin e softuerit për spiunim, pasi e përdori kundër gazetarëve dhe aktivistëve

Serbia
Kalo në kategori