Ministri i Jashtëm i Finlandës nuk pret që të ketë përparim në kërkesën për anëtarësim në NATO përpara zgjedhjeve të majit në Turqi.

Megjithatë, kryediplomati theson se së bashku me Suedinë janë në rrugën e duhur për t'iu bashkuar përfundimisht aleancën më të madhe ushtarake.


"Për mendimin tim, rruga për në NATO nuk është mbyllur për asnjë vend", tha ai, raporton cnn.

Screenshot 5 64

Finlanda dhe Suedia po kërkojnë t'i bashkohen NATO-s pas pushtimit rus të Ukrainës.

Turqia ka disa kërkesa prej vendeve skandinave që sipas tyre nuk po plotësohen - dhe sipas rregullave të NATO-s, nëse një shtet anëtarë vendos veto, atëherë aplikuesit i refuzohet kërkesa deri në një rast tjetër.

Ndryshe, marrëdhëniet turko-suedeze pësuan një goditje të madhe javën e kaluar pasi policia e Suedisë dha leje për një protestë jashtë Ambasadës Turke të Stokholmit, në të cilën politikani kundër imigracionit, Rasmus Paludan i vuri zjarrin një kopje të Kuranit. /Telegrafi/