LAJMI I FUNDIT:

Financial Times shpall BAT si udhëheqës evropian në mbrojtjen e klimës

Financial Times shpall BAT si udhëheqës evropian në mbrojtjen e klimës

Gazeta e mirënjohur ndërkombëtare e biznesit, Financial Times, i ka dhënë BAT titullin e Udhëheqësit të klimës midis kompanive evropiane. Lista e Financial Times, e përpiluar nga firma kërkimore Statista, tregon se kompanitë evropiane po bëjnë përpjekje të rëndësishme për të luftuar ndryshimin klimatik.

Në raportin e saj të fundit të qëndrueshmërisë të biznesit (ESG raporti i qeverisjes mjedisore, sociale dhe korporative ESG 2020), BAT është zotuar që të arrijë neutralitetin e karbonit në të gjithë zinxhirin e saj të vlerës deri në vitin 2050. Përveç zvogëlimit të gjurmëve të saj të karbonit, kompania ka vendosur një qëllim të përdorimit të 30 përqind të ujit të ricikluar deri në vitin 2025 dhe është zotuar të certifikojë 100 përqind të vendeve të saj të prodhimit me certifikimin e Aleancës së menaxhimit të ujërave (AWS) për të njëjtën periudhë kohore.

“BAT është jashtëzakonisht e përkushtuar për të qenë një kompani e përgjegjshme dhe për të zvogëluar ndikimin e saj në mjedis. Ne jemi shumë të kënaqur që Financial Times na ka shpallur si një nga udhëheqësit midis kompanive që drejtojnë luftën kundër ndryshimit klimatik”, tha Kingsley Wheaton, Drejtori i marketingut i BAT.

Qeverisja mjedisore, shoqërore dhe korporative është një pjesë kryesore e strategjisë korporative e BAT për ndërtimin e një të nesërme më të mirë – uljen e ndikimit të biznesit të saj mbi shëndetin duke u ofruar konsumatorëve një zgjidhje më të gjerë të produkteve më pak të rrezikshme (A Better Tommorrow™ – Një e nesërme më e mirë). Kjo njohje e fundit e Financial Times është vetëm një nga shumë vlerësime për përpjekjet e kompanisë në fushën e përgjegjësisë shoqërore korporative.

*Artikull i sponsorizuar

Artikull i sponzorizuar