LAJMI I FUNDIT:

Financial Times i kushton një shkrim kryetarit të Kamenicës: Kryebashkiaku më i ri që po kërkon të kapërcejë ndarjen etnike

Financial Times i kushton një shkrim kryetarit të Kamenicës: Kryebashkiaku më i ri që po kërkon të kapërcejë ndarjen etnike

Gjatë rrugës për në një takim, kryetari i Komunës së Kamenicës dhe një shqiptar etnik, Qendron Kastrati, përshëndet një anëtar të stafit, një serb etnik, edhe pse nuk flet serbisht.

Kështu e fillon shkrimin Financial Times, shkrim i cili i kushtohet kryetarit të Komunës së Kamenicës, i cili sipas këtij mediumi po kërkon të kapërcejë ndarjen etnike.


Po sipas këtij mediumi, përcjell Telegrafi, kjo edhe është arsyeja pse zoti Kastrati thotë se ka bërë diçka shumë të pazakontë në këtë shtet të vogël ballkanik: ai caktoi një zëvendëskryetar serb për të komunikuar jo vetëm me punonjësit e tij, por edhe me votuesit e tij serbë, të cilët përbëjnë rreth 5 për qind të popullsisë së komunës.

Sipas FT, pas një sërë luftërave të përgjakshme në Ballkan që çuan në krijimin e Kosovës moderne, shumica e serbëve u larguan nga vendi, duke u frikësuar nga hakmarrjet.

Pothuajse dy dekada më pas, ata që përbëjnë vetëm rreth 5 për qind të popullsisë së përgjithshme prej 1.8 milion dhe jetojnë kryesisht të ndarë nga shumica e komunitetit etnik shqiptar.

Kastrati, 30 vjeç, u bë kryebashkiaku më i ri i Kosovës në dhjetor me një premtim të mrekullueshëm: ta bënte qytetin e vogël një komunitet të vërtetë shumë-etnik.

“Kamenica duhet të jetë një model i mirë për Kosovën e unitetit dhe të jetuarit së bashku”, i tha ai Financial Times në një kafene pranë zyrës së tij. “Gjithkush është shtetas dhe duhet të trajtohet si i tillë”.

Qasja e tij është e rrallë në një vend që është prekur së voni nga lufta.

Marrëdhëniet ndërmjet serbëve dhe shqiptarëve kanë qenë subjekt i negociatave për dekada, të ndërmjetësuara së pari nga OKB dhe tani nga BE, të cilave organizata, sikurse Kosova edhe Serbia duan t’u bashkohen.

E ardhmja e serbëve etnikë të Kosovës mbetet prioritet i lartë i bisedimeve, por fokusi shpesh ka qenë në ruajtjen e të drejtave të pakicave sesa në integrimin e dy komuniteteve.

“Qasja e përgjithshme e bashkësisë ndërkombëtare në Kosovë dhe qeverisë sonë ka qenë të reduktojë kufijtë përgjatë vijave etnike, duke menduar se sa më shumë serbë do të jenë në komuna, aq më shumë ata mund të ushtrojnë të drejtat e tyre”, citohet Krenar Gashi, një shkencëtar politik kosovar në Universiteti Ghent.

Sipas marrëveshjeve të negociuara në Bruksel, një i ashtuquajtur “Asociacioni i komunave me shumicë serbe” do t’u japë serbëve një shkallë të vetëqeverisjes në fusha duke përfshirë kujdesin shëndetësor dhe arsimin. Shumë serbë besojnë se pa këtë trup të ri, ata do të jenë vazhdimisht të margjinalizuar.

Megjithatë, shkruan tutje FT, shumë shqiptarë të Kosovës kanë protestuar, duke u shqetësuar se mund të krijojë një bllok në mënyrë disproporcionale të fuqishëm që mund të frustrojë vullnetin e shumicës.

Ndërsa bisedimet vazhdojnë, tensioni është rritur, me presidentët e Kosovës dhe Serbisë hapur duke diskutuar ndryshimin e kufijve.

Në këtë kontekst, qasja përfshirëse e Kastratit ka fituar vëmendjen kombëtare.

Ai ka instaluar kabinat e përkthimit në kuvendin komunal, kështu që serbët mund të marrin pjesë plotësisht në takime.

Ai ka më shumë gra sesa burra në kabinetin e tij, një gjë e rrallë në Kosovë, ku pjesëmarrja e femrave në fuqinë punëtore është më e ulëta në Evropë.

Kastrati tha se shpresonte të tërhiqte investime të huaja për të bindur të rinjtë e Kamenicës të qëndronin në qytetin e 30,000 banorëve.

Iniciativa e tij kryesore është një shkollë e përbashkët ku fëmijët serbë, shqiptarë dhe romë mund të marrin pjesë së paku në disa klasa së bashku.

“Ndryshimi duhet të fillojë me fëmijët dhe ata duhet të mësojnë të komunikojnë, të fshijnë gjykimet dhe paragjykimet”, tha Bojan Stamenkoviç, nënkryetari i Komunës.

Gjithmonë siç shkruan FT, qasja e Kastratit rrjedh pjesërisht nga përvoja personale. Babai i tij, i cili mbështeti të drejta të barabarta për shqiptarët etnikë në ish-Jugosllavi, ishte një i burgosur politik për 12 vjet dhe vdiq duke luftuar kundër forcave serbe. Por ai kurrë nuk i pa çështjet e politikave përgjatë vijave etnike.

“Babai im nuk kishte probleme me serbët, ai ishte kundër regjimit, ai donte lirinë”, ka thënë Kastrati, i cili ishte 10 vjeç kur babai i tij u vra. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Lajme
Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Lajme
Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Drejtësi
Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Siguri
“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

Drejtësi
Kalo në kategori