LAJMI I FUNDIT:

Finalja londineze: Chelsea dhe Arsenal e duan Ligën e Evropës, formacionet e mundshme

Finalja londineze: Chelsea dhe Arsenal e duan Ligën e Evropës, formacionet e mundshme

Dita e sotme do të jetë e rezervuar nga futbolldashësit, pasi Chelsea dhe Arsenal do të përballen në kuadër të finales së Ligës së Evropës në Baku të Azerbajxhanit, ndeshje kjo që fillon në ora 21:00.

Dy skuadrat nga Londra do të përballen për trofeun e dytë më të çmuar në Evropë për klube, por që do t’i kenë disa mungesa në formacione.

N’Golo Kante është dilema kryesore e Chelseat, pasi ende nuk dihet nëse do të luajë nga fillimi apo do të inkuadrohet në pjesën e dytë, shkaku i lëndimit që ka pësuar në stërvitje.


https://www.instagram.com/p/ByALNtvg1yc/?fbclid=IwAR1Ntewlc-zLDr_zEZqwSin3fAbg9KWfk7Nbl-0yLZj9lxV5_kmBtWrtWeo

Te skuadra londineze nuk do të jenë të gatshëm Ruben Loftus-Cheek, Callum Hudson-Odoi dhe Antonio Rudiger që janë të lënduar.

Eden Hazard do të startojë për Chelsean, që me shumë gjasë do të jetë ndeshja e tij e fundit, pasi pritet të kalojë te Real Madridi.

Mesut Ozil, Pierre-Emerick Aubameyang dhe Alexandre Lacazette, pritet të startojnë që të tre, mirëpo në mesfushë nuk do të jetë Aaron Ramsey shkaku i një lëndimi, ndërsa do të mungojë edhe Henrikh Mkhitaryan shkaku i raporteve të acaruara mes Armenisë dhe Azerbajxhanit.

Topçinjtë kanë motive shtesë që ta kërkojnë triumfin në Ligën e Evropës, pasi nga Liga Premier nuk kanë arritur ta sigurojnë një vend në Ligën e Kampionëve, pasim përfunduan në vendin e pestë, ndërsa do të tentojnë të triumfojnë në Baku që të kalojnë në garën më të madhe për klube në Evropë.

Xhaka: Duam ta fitojmë Ligën e Evropës për Mkhitaryanin
Lexo po ashtu Xhaka: Duam ta fitojmë Ligën e Evropës për Mkhitaryanin

Chelsea: Kepa Arrizabalaga, Marcos Alonso, David Luiz, Andreas Christensen, Cesar Azpilicueta, Jorginho, Mateo Kovacic, Ross Barkley, Eden Hazard, Pedro Rodriguez, Olivier Giroud.

Arsenal: Petr Cech, Sead Kolasinac, Nacho Monreal, Laurent Koscielny, Sokratis Papastathopoulos, Maitland-Niles, Granit Xhaka, Lucas Torreira, Mesut Ozil, Alexandre Lacazette, Pierrer-Emerick Aubameyang. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Perez shpërfilli Ronaldon dhe Benzeman kur emëroi 'blerjen e shekullit' nga Real Madridi

Perez shpërfilli Ronaldon dhe Benzeman kur emëroi 'blerjen e shekullit' nga Real Madridi

La Liga
UEFA dhe Marca sjellin versionet e tyre: Pse goli i Haalandit kundër Real Madridit u pranua si i rregullt

UEFA dhe Marca sjellin versionet e tyre: Pse goli i Haalandit kundër Real Madridit u pranua si i rregullt

Liga e Kampionëve
U dëshmua se është

U dëshmua se është "finale para finales": Real Madridi shpartallon Man Cityn në 'Etihad'

Liga e Kampionëve
Henry parashikon skuadrën që mund ta fitoj Ligën e Kampionëve këtë sezon

Henry parashikon skuadrën që mund ta fitoj Ligën e Kampionëve këtë sezon

Liga e Kampionëve
Ancelotti emëron ekipin e vetëm që mund të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Ancelotti emëron ekipin e vetëm që mund të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Liga e Kampionëve
Shfaqen problemet e para serioze për Ruben Amorim te Manchester United

Shfaqen problemet e para serioze për Ruben Amorim te Manchester United

Premier League
Kalo në kategori