Freiburg dhe Aston Villa do të luajnë sonte (e mërkurë) në finalen e madhe të Ligës së Evropës.

Klubi gjerman dhe ai anglez vijnë në finalen e madhe pas një sezoni të shkëlqyer në garën e dytë evropiane për klube, ku secila nga të dyja synon ta ngrit lartë trofeun e më të mirit.


Gjithçka çfarë ndodh rreth kësaj ndeshje do ta gjeni në Telegrafi.

20/05/2026 21:00- Nis ndeshja

1' Aston Villa luan me topin e parë.

20/05/2026 20:23- "Emi Martínez, numri 1 në botë", tifozët e Villas për portierin

"Emi Martínez, numri 1 në botë", brohorasin tifozët e Villas ndërsa portieri me përvojë del për ngrohje. Kontributi i tij si vija e fundit e mbrojtjes dhe vija e parë e sulmit të Villas ka qenë i pamatshëm.

20/05/2026 20:21- Anglia dhe Gjermania për rekord

Gjermania dhe Anglia kanë nxjerrë secila nga pesë fitues të ndryshëm të Kupës UEFA/Ligës së Evropës. Finalja e vitit 2026 do t'i japë njërës prej tyre një kampion të gjashtë unik, duke vendosur një rekord të ri të të gjitha kohërave. Italia dhe Spanja kanë gjithashtu pesë fitues të dallueshëm.

20/05/2026 20:17- Formacionet zyrtare, Freiburg - Aston Villa

Freiburg: Atubolu, Kubler, Ginter, Llenhart, Treu, Eggestein, Hofler, Beste, Manzambi, Grifo, Matanovic

Aston Villa: Martinez, Cash, Konsa, Pau torres, Digne, Lindelof, Tielemans, MCginn, Rogers, Buendia, Watingks

20/05/2026 19:37- Tifozët drejt stadiumit

Tifozët e të dyja skuadrave mblidhen jashtë stadiumit në pritje të ndeshjes së sonte. Kanë mbetur rreth 90 minuta deri në fillimin e saj!

20/05/2026 19:35- Fjalë e trajnerit të Feibrugut, Julian Schuster para finales

"Unë gjithmonë flas me stafin tim të trajnerëve gjatë dhe pas çdo ndeshjeje që luajmë dhe përpiqem të bëj sa më shumë pyetje të jetë e mundur dhe të mësoj nga kolegët me përvojë. Dhe ajo që dëgjon ose lexon prej tyre ka të bëjë me artin e qasjes ndaj ndeshjeve të mëdha sa më rutinë të jetë e mundur".

"Ke një tendencë të dëshirosh të mbulosh gjithçka, të përçosh gjithçka që të vjen ndërmend, dhe mendoj se ky është rreziku i madh: që humbet disa nivele të vogla [energjie] dhe që përfundon duke i stimuluar tepër djemtë".

"Vetëm fakti që jemi ulur këtu së bashku tani tregon se shumë gjëra në përgatitjet për këtë ndeshje janë të ndryshme nga normale për shkak të madhësisë së ndeshjes. Ka gjëra që janë të ndryshme dhe kjo e bën edhe më të rëndësishme që përgatitja të mbahet sa më rutinë të jetë e mundur", deklaroi Julian Schuster.

20/05/2026 19:34- Fjalët e trajnerit të Aston Villas, Unai Emery para finales

"Kur mbërrita këtu, ndava ëndrrën dhe qëllimin tim që ishte të luanim në Evropë dhe të ishim në gjendje të kualifikoheshim përsëri — dhe po e arrijmë këtë. E dimë që duke vazhduar të garojmë dhe të kemi sukses, do të jemi në gjendje të lidhemi me tifozët tanë".

"Pasi fituam Kupën e Evropës 40 vjet më parë, tifozët tanë, edhe një herë, do të përjetojnë një finale të Ligës së Evropës. Pra, ai emocion dhe motivim ditën në Stamboll do të jetë i veçantë. Po punojmë shumë që tifozët tanë ta shijojnë dhe, shpresojmë, t'u sjellim pak gëzim", deklaroi Emery.

20/05/2026 19:04- Çfarë duhet të dini për finalen

Freiburg dhe Aston Villa do të takohen për herë të parë në finalen e Ligës së Evropës në Stamboll. Skuadra e Julian Schuster nga Bundesliga ka arritur në finalen e parë kontinentale, ndërsa Aston Villa është në finalen e saj të parë të UEFA-s që kur fitoi Kupën e Evropës në vitin 1982.

Trajneri spanjoll i skuadrës nga Birmingham, Unai Emery, e fitoi këtë garë tri herë me Sevillan (2013/14, 2014/15 dhe 2015/16) dhe një herë me Villarrealin (2020/21), por humbi finalen e Ligës së Evropës me Arsenalin në sezonin 2018/19.

20/05/2026 19:40- Formacionet zyrtare, Freiburg - Aston Villa

Freiburg: Atubolu; Kübler, Ginter, Lienhart, Treu; Eggestein, Manzambi; Beste, Höler, Grifo; Matanović

Aston Villa: Martínez; Cash, Konsa, Pau Torres, Digne; Onana, Tielemans; McGinn, Rogers, Buendía; Watkins

20/05/2026 19:04- Ku do të zhvillohet finalja e Europa League 2026?

Edicioni i 55-të i kësaj gare dhe i 17-ti që kur u bë Liga e Evropës, do të përfundojë në Besiktas Park të Stambollit.

Finalja e vitit 2026 do të jetë ngjarja e dytë e madhe e UEFA-s që do të zhvillohet në Beşiktaş Park pas ndeshjes së Superkupës UEFA të vitit 2019 , në të cilën fituesi i Ligës së Kampionëve të UEFA-s, Liverpool, mundi fituesin e Ligës së Evropës, Chelsea, me rezultatin 5-4 në penallti, pas një barazimi 2-2.

Shtëpia e 16 herë kampionëve të Superligës Turke, Besiktas, stadiumi ndodhet në anën veriore të Bosforit dhe ka një kapacitet prej rreth 40,000 vendesh.

20/05/2026 19:04- TROFEU

Trofeu ka 15 kg. Për ta bërë gjënë edhe më interesante, ai nuk ka doreza.

Fituesit e sezonit 2025/26 fitojnë gjithashtu një vend në fazën e ligës së Ligës së Kampionëve 2026/27, nëse nuk janë kualifikuar nëpërmjet garës së tyre vendase.