LAJMI I FUNDIT:

Finalizohet projekti madhështor i panelëve solarë në GALERIA Shopping Mall në Prizren

Finalizohet projekti madhështor i panelëve solarë në GALERIA Shopping Mall në Prizren

Bazuar në të dhënat e viteve të fundit mbi 85% e prodhimit të energjisë elektrike në Kosovë bazohet në përdorimin e thëngjillit si lëndë e parë. Prodhimi i energjisë elektrike nga thëngjilli vazhdon të mbetet një nga problematikat kryesore, i cili është ndotësi numër një i ajrit. Në anën tjetër me avancimin e tekonologjisë është bërë edhe zbulimi i prodhimit të energjisë alternative e cila ka filluar të aplikohet viteve të fundit kryesisht nga bizneset private edhe në Kosovë. Tashmë dihet që duke e rritur përqindjen e furnizimit botëror të energjisë elektrike përmes prodhimit me energji të ripërtërishme do të përmirësohet dukshëm cilësia e ajrit në planetin tonë.

Ajri i pastër është i domosdoshëm për zhvillimin e jetës së njeriut dhe të gjitha qenieve në kushte normale. Duke pasur parasysh nivelin e lartë të ndotjes së ajrit në Kosovë si dhe nevojën e përgjithshme për përmirësimin e kushteve jetësore për njeriun dhe mjedisin, qendra tregtare GALERIA Shopping Mall në Prizren ka implementuar projektin për prodhim të energjisë së ripërtërishme përmes sistemit solar fotovoltaik.

Projekti është udhëhequr nga kompania Elen, e cila është kompani vendore me mbi 25 vjet përvojë pune në fushën e energjetikës. Elen është kompani e specializuar për ofrimin e shërbimeve të projektimit dhe instalimit të sistemeve solare fotovoltaike.  Kjo kompani për një periudhë të shkurtër ka implementuar projektin madhështor për instalimin e panelëve solar fotovoltaik në kulmin e qendrës GALERIA, ku janë vendosur 2410 panela fotovoltaike me kapacitet 1012.20kWp. Panelet e tilla fotovoltaike janë të ndërtuara përmes celulave nga silikoni dhe janë të prodhuara vetëm për sistemet që prodhojnë energji elektrike.

Si një nga qendrat më të mëdha në rajon, GALERIA tani do të furnizohet me energji elektrike përmes sistemit solar fotovoltatik. Ky projekti përbën lajm për rajonin e Prizrenit dhe më gjerë pasi që GALERIA do të furnizohet me energji elektrike të teknologjisë së fundit. Në këtë mënyrë qendra tregtare GALERIA kontribuon në uljen e nivelit të ndotjes së ajrit në vend me 0.02%.

GALERIA Shopping Mall në Prizren është gjithmonë besnike ndaj vizitorëve duke ofruar ambient të këndshëm familjarë dhe argëtues me shërbim cilësore. Duke qenë se GALERIA si qendër tregtare funksionon në hap me trendet e fundit botërore dhe inovative njëkohësisht duke i kushtuar rëndësi të jashtëzakonshme komunitetit dhe mirëqenies së çdo qytetari konsiderojmë që projektet e tilla kanë impakt pozitiv në përmirësimin e shëndetit publik në vendin tonë.

Përgjegjësia ndaj mjedisit dhe vendit ku jetojmë është e përbashkët, andaj kujdesi i shtuar i secilit qytetarë garanton përmirësimin e kushteve natyrore të jetës për të gjithë.

Artikull i sponzorizuar