LAJMI I FUNDIT:

Filtri i kondicionerit shpejt ndotet? Ekzistojnë mënyra si ta pengoni këtë ndotje

Filtri i kondicionerit shpejt ndotet? Ekzistojnë mënyra si ta pengoni këtë ndotje
dreamstime

Probleme dhe zgjidhje të mundshme ka shumë

Kur ndërroni filtrin e furrës, kondicionerit apo aparatit të ventilimit, prisni që filtri i vjetër të jetë i ndotur.


Mirëpo, nëse e pastroni rregullisht, apo e ndërroni rregullisht, ndërsa i vjetri nuk është edhe aq i ndotur, me siguri ekzistojnë shumë arsye për të, transmeton “LifeHacker”, përcjell Telegrafi.

Këto janë disa gjëra të cilave duhet t’i kushtoni kujdes:

Shtëpia juaj është plot pluhur

Pa marrë parasysh se kur e keni pastruar me thithëse pluhurin apo keni bërë pastrim të themeltë, nëse ndryshoni orarin e banesës, apo mbase keni rinovuar një pjesë të banesës, dhe kështu keni krijuar dhe më shumë pluhur i cili ngrihet në ajër, pastaj edhe hyn në filtër.

Zgjidhja: Provoni më shpesh të pastroni me thithëse pluhuri. Atë që e mblidhni me thithëse të pluhurit, apo me fshirjen e pluhurit, nuk do të futet në filtër.

Aparati juaj është në gradime të gabuara

Shumica e termostateve i kanë dy gradime të ventilatorit: “i aktivizuar” dhe “automatikisht”. Kur është në gradën automatike, ventilatori është aktiv vetëm kur aparati aktivisht ngrohë apo ftoh shtëpinë tuaj. Nëse e kaloni në gradën “i aktivizuar”, ai punon vazhdimisht – kjo do të thotë që vazhdimisht kalon nëpër filtër, gjë që e ndot filtrin edhe më shumë.

Zgjidhja: Kalojeni termostatin në gradën automatike dhe kështu do të zgjasni jetën e filtrit.

dreamstime

Filtri ka shenjën e efikasitetit të lartë

Disa filtra me efikasitet të lartë për furrat ose kondicionerët kanë aftësinë të kapin dukshëm më shumë ndotës të ajrit të brendshëm. Disa madje ofrojnë mbrojtje të filtrit HEPA. Por duke qenë se ata bllokojnë shumë nga ajo që është në ajër (gjë që është një gjë e mirë), këta filtra ndoten shumë shpejt.

Zgjidhja: Kushtojini vëmendje vlerësimit të efikasitetit kur blini një filtër të ri dhe mbani në mend se sa më shumë mbrojtje të ofrojë, aq më shpejt do të ndotet.

Flokët dhe zbokthi i kafshëve shtëpiake

Nëse keni një kanakar shtëpiak të cilit i bien shumë qimet, sidomos gjatë një sezoni të caktuar, kjo mund të çojë në më shumë papastërti në filtër se zakonisht.

Zgjidhja: Lani kafshën tuaj në natyrë sa më rregullisht të jetë e mundur dhe rrisni numrin e pastrimeve me fshesë rryme gjatë javës. /Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
Shumica gabojnë: Ja pse duhet të lani shtrojat e krevatit vetëm në këtë temperaturë

Shumica gabojnë: Ja pse duhet të lani shtrojat e krevatit vetëm në këtë temperaturë

Bëje vet
Ky është qyteti më aromatik në Evropë. Kur të lexoni titullin, me siguri do të mendoni: “Epo, qytetet nuk mbajnë erë”

Ky është qyteti më aromatik në Evropë. Kur të lexoni titullin, me siguri do të mendoni: “Epo, qytetet nuk mbajnë erë”

Çfarë të vizitosh
Si të lani një jorgan në rrobalarëse dhe si të hiqni çdo njollë?

Si të lani një jorgan në rrobalarëse dhe si të hiqni çdo njollë?

Këshilla dhe ide
Si t'i largoni përgjithmonë 'bubrecat'? Provoni metodën me këto produkte shtëpiake

Si t'i largoni përgjithmonë 'bubrecat'? Provoni metodën me këto produkte shtëpiake

Këshilla dhe ide
Kur vullneti e mund realitetin e ashpër: Një vajzë pa të dyja këmbët merret me modeling dhe sport

Kur vullneti e mund realitetin e ashpër: Një vajzë pa të dyja këmbët merret me modeling dhe sport

Stil
Regjimi 12-minutësh i Mbretit Charles: Anashkalon drekën, por jo ushtrimet e muskujve të barkut dhe pompat

Regjimi 12-minutësh i Mbretit Charles: Anashkalon drekën, por jo ushtrimet e muskujve të barkut dhe pompat

Aktivitete sportive
Kalo në kategori