LAJMI I FUNDIT:

Filmi ‘Prokurori’ vjen në Cineplexx në 12 Tetor: U xhirua në Tiranë me pjesëmarrjen e aktorit të njohur hollivudian Danny Glover

Filmi ‘Prokurori’ vjen në Cineplexx në 12 Tetor: U xhirua në Tiranë me pjesëmarrjen e aktorit të njohur hollivudian Danny Glover

Episodi i parë i serialit të shumëpritur shqiptar “Prokurori” (The Prosecutor) vjen në Cineplexx nga data 12 Tetor, me regji nga Fatmir Doga dhe producentë Ylli Ujka dhe Çesk Ivanaj.

Subjekti i filmit i zhanrit aksion/dramë e merr spunton nga ngjarje të përditshmërisë tonë, me fokus në reformën në drejtësi dhe luftën e një prokurori të ndershëm për t’u përballur me krimin e organizuar dhe politikanë të korruptuar.

E veçanta e “Prokurorit” është pjesëmarrja për herë të parë në një prodhim shqiptar e aktorit të madh hollivudian Danny Glover, i cili njihet nga publiku shqiptar për rolet legjendare në filma si Lethal Weapon, The Color Purple, Predator 2, Saw etj.

Në serial, Danny Glover luan rolin e Ambasadorit Amerikan në Tiranë, i cili mbështet reformën në drejtësi dhe ndihmon në realizimin e saj.

Me regjinë e jashtëzakonshme të Fatmir Dogës, filmi sjell historinë e Mentor Likës, një prokuror shqiptar, që e do atdheun më shumë se çdo gjë tjetër dhe nuk mposhtet nga bandat kriminale apo politikanët e korruptuar.

Për të, dashuria për vendin është më e fortë se interesat e atyre që nuk kanë atdhe në zemër. 

Roli kryesor i është besuar aktorit të talentuar Klodian Hoxha, ndërsa në role të tjera përfshihen edhe aktorë të tjerë të njohur të filmit shqiptar, si Romir Zalla, Gert Ferra, Marin Hoxha, Adriana Tolka, Sara Smaja, Desada Xhihani etj.

Episodi i parë i serialit do të shfaqet premierë për publikun më 12 Tetor në Cineplexx Prishtina.

Në trend Ekonomi

Më shumë
Do të hiqen paratë e gatshme, Euro digjitale në fazën përfundimtare

Do të hiqen paratë e gatshme, Euro digjitale në fazën përfundimtare

Botë
Rritje të pagës minimale mbi 500 euro dhe 100 milionë euro për barnat esenciale - Kurti shpalos planet për të ardhmen

Rritje të pagës minimale mbi 500 euro dhe 100 milionë euro për barnat esenciale - Kurti shpalos planet për të ardhmen

Ekonomi
Dhuroni vitrat tuaja në Islamic Relief për njërën nga 2000 familjet me jetimë

Dhuroni vitrat tuaja në Islamic Relief për njërën nga 2000 familjet me jetimë

Ekonomi
Më në fund! Prodhohet kanaçja e parë e pijeve që vetë-ftohet

Më në fund! Prodhohet kanaçja e parë e pijeve që vetë-ftohet

Botë
Vizitë në Kosovë apo pushim në Shqipëri? Udhëto si king me 99esim – plot 5GB për vetëm 4.99€

Vizitë në Kosovë apo pushim në Shqipëri? Udhëto si king me 99esim – plot 5GB për vetëm 4.99€

Ekonomi
GO+ dhuron 16 vetura elektrike: 8 për Kosovë dhe 8 për Shqipëri

GO+ dhuron 16 vetura elektrike: 8 për Kosovë dhe 8 për Shqipëri

Ekonomi
Kalo në kategori