Filmi ''Liqeni nga mollat'' është fitues i kategorisë ''Ekologji'' në festivalin ndërkombëtar të filmit Green Montenegro International Film Festival (GMIFF), që u organizua nga 14 e deri më 16 dhjetor në Mal të Zi.

Nga Ministria për mjedis jetësor dhe planifikim hapësinor thonë se filmi paraqet një tregim për sukseset e projektit 15 vjeçar për mbrojtje të liqenit të Prespës që realizohet në partneritet me UNDP-në, komunën e Resnjës dhe Agjencinë zvicerane për bashkëpunim dhe zhvillim.


Përndryshe, filmi është shfaqur në dsia festivale ndërkombëtare ku edhe ka fituar disa çmime./Telegrafi/