Ministri i Infrastrukturës dhe Transportit Pal Lekaj, të enjten mori pjesë në përurimin i fillimit te punimeve në rehabilitimin e rrugës regjionale Gërlicë e Epërme – Shtërpcë – Brezovicë.
Rehabilitimi i kësaj rruge me gjatësi prej 15.3 kilometra, ka kosto mbi 1.2 milion euro. Punimet për këtë segment parashihet të përfundojnë brenda 180 ditë pune.
Ndërkaq për segmentin e dytë të rrugës deri në Qendrën e Skijimit dhe Prevallë, me gjatësi prej 19.4 kilometra, të enjten është nënshkruar kontrata me vlerë afër dy milionë euro.
Ministri Lekaj shprehu kënaqësinë që me këtë investim të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Transportit, i hapet perspektivë edhe më e madhe kësaj zone turistike. Ai shtoi se Qeveria e Kosovës ka prioritet investimin në turizëm në të gjitha rajonet e Kosovës ku ka potencial turistik.
Kryetari i Federatës së Skijimit të Kosovës, Milaim Kelmendi, e falënderoi ministrinë dhe ministrin Lekaj që nëpërmjet infrastrukturës po lehtëson zhvillimin e sportit që ai përfaqëson, jo vetëm në Brezovicë, por edhe në bjeshkët tjera. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëGoBau – Kositëse bari
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
U hap panairi Horeca, "Zgjidhje për çdo shef" - Një sinjal pozitiv për gastronominë dhe hotelerinë
EBC Cosmetics vjen me zbritjen më të madhe vjetore
StaffiX ofron trajnim për Bazat e Menaxhimit të Burimeve Njerëzore
KEDS: Elektroseveri ka filluar t’i vendosë njehsorët e rrymës në veri
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri
"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre