LAJMI I FUNDIT:

​Fillon shpërndarja e 600 pakove për familjet në nevojë të Komunës së Drenasit

​Fillon shpërndarja e 600 pakove për familjet në nevojë të Komunës së Drenasit

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci i shoqëruar nga komisioni për shpërndarjen e pakove emergjente, anëtarin e Shtabit Emergjent, Sokol Bylykbashin dhe anëtarin e Kuvendit të Komunës Hamit Kastratin, në këtë ditë me të reshura të borës, kanë përcjellë për së afërmi ndarjen e 600 pakove ushqimore-higjienike. Këto pako janë siguruar nga buxheti i komunës nga kategoria e subvencioneve (DSHMS).

Listat e përfituesve të kësaj ndihme, janë përzgjedhur nga administratorët e vendbanimeve, pasi që ata e dinë më së miri se cilat familje kanë nevojë për ndihmë në këtë situatë emergjente.


Deri më tani, Komuna e Drenasit në bashkëpunim edhe me donatorë të tjerë, ka ndarë mbi 1000 pako ushqimore e higjienike.

Të gjitha listat e përfituesve do të bëhen publike, për të evituar secilin përfitues në mënyrë që një familje të mos jetë përfituese më shumë se nj ë herë.

Prandaj, lusim të gjithë administratorët e vendbanimeve, të mos i fusin në listat e përfituesve ato familje të cilat kanë qenë përfituese njërën nga pakot e ndara, qoftë nga pakot e Komunës, apo nga donatorët.

Bashkëngjitur në këtë njoftim gjeni listën me artikujt që përmban pakoja ushqimore-higjienike. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

Siguri
Kurti përmendi Thaçin në 11 vjetorin e marrëveshjeve në Bruksel, reagon Çitaku: E di që po të mungon, duro dhe pak - dielli do të lind përsëri

Kurti përmendi Thaçin në 11 vjetorin e marrëveshjeve në Bruksel, reagon Çitaku: E di që po të mungon, duro dhe pak - dielli do të lind përsëri

Lajme
SHBA-ja synon ta

SHBA-ja synon ta "fortifikojë" Ballkanin Perëndimor

Lajme
Osmani: Do ta njoftojë qeverinë për sulmin në Banjskë, pastaj do të vendoset për Ballkanin e Hapur

Osmani: Do ta njoftojë qeverinë për sulmin në Banjskë, pastaj do të vendoset për Ballkanin e Hapur

Politikë
Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia të mërkurën do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia të mërkurën do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Siguri
Marrëveshja mes Kosovës e Serbisë, Kurti: Në këtë 11-vjetor shteti serb në Peshter të Sanxhakut do të lansojë ushtrime me dronë luftarakë kamikazë

Marrëveshja mes Kosovës e Serbisë, Kurti: Në këtë 11-vjetor shteti serb në Peshter të Sanxhakut do të lansojë ushtrime me dronë luftarakë kamikazë

Lajme
Kalo në kategori