Parku Kombëtar i Prespës gjatë këtyre ditëve të ngrohta qershori është është kthyer në një destinacion turistik për turistët vendas e të huaj.

Administrata Rajonale e Zonave të Mbrojtura Korçë ndau momente nga vizita e turistëve në këtë park, ku mbetën të mahnitur pas bukurive natyrore dhe kulturore që ofron ky park.


286674107 332389222406944 5595246042011576305 n

“Një ditë plot vizitorë vendas dhe të huaj në Parkun Kombëtar të Prespës. Stafi ynë pati kënaqësinë t’i udhëheqë në vendet më të mrekullueshme natyrore dhe kulturore që ofron Prespa”, shprehet ADZM Korçë.

Parku Kombëtar “Prespa” hynë në zonat e mbrojtura në kategorinë e dytë, vendim i cili është shpallur në vitin 1999.

288399611 332389305740269 2226638884301805842 n

Përfaqësuesit specifikë të florës dhe faunës në park janë venja, dhia e egër e Ballkanit, ariu i murrmë dhe pelikani kaçurrel.

Monumente natyre në park janë: Venjat e Kallamasitrit, Zgavra e Zaverit, Dushqet e Manastirit Djellas, Ishulli i Maligradit, Gurët e Mumjes, Shpella e Trenit.

288496562 332389385740261 5670116866849640319 n

Objekte kulturore, fetare, historike brenda zonës janë Kisha e Shën Marenës, Kallamas, Kisha e Shën Gjergjit Gollomboc, Kisha e Shën Pjetrit Zaroshkë, Kisha e Shën Mërisë. /Telegrafi/

288329876 332389479073585 8286600909651967990 n