Njëri prej serialeve më të pëlqyer në vendin tonë po rikthehet sërish në ekranet e juaja televizive.

Fjala është për hit - serialin komik “O sa mirë”, që sonte pritet të nisë me episodin e 177-të me radhë.


Edhe këtë herë, nuk do mungojnë momentet interesante dhe mysafirët e veçantë që do prezantohen përgjatë çdo jave.

Screenshot 1 27 Sasa (Foto: YouTube)

Ndërsa si fillim, mysafire speciale do jetë kreatorja e njohur Blerina Kllokoqi – Rugova në kuadër të emisionit të ri të aktorit Kushtrim Qerimi i njohur si “Llapjani”.

Prezentë do jenë edhe emrat e tjerë shumë të dashur për publikun si: “Sasa”, “Drenicaku”, “Llukmani”, "Profesoresha e fizikës", etj.

Për më shumë, ndiqni promon e këtij seriali që pritet të transmetohet sonte me fillim nga ora 20:45:

/Telegrafi/