LAJMI I FUNDIT:

Fillon rregullimi i shkallëve të lagjes Arbëria (Foto)

Fillon rregullimi i shkallëve të lagjes Arbëria (Foto)

​Pasi që kanë përfunduar të gjitha procedurat e prokurimit, si projektin fitues, ashtu edhe për atë që do ta realizojë, sot kanë filluar punimet për rregullimin e shkallëve të lagjes Arbëria.

Komuna e Prishtinës thotë se projekti për këtë hapësirë parasheh punimet në rreth 300 gjatësi, me shkallë të gjera 2.5 metra, të shtruara me gurë natyrorë me trashësi prej 10 centimetrash.


“Do të rregullohet kanalizimi atmosferik, ndriçimi si dhe hapësirat përcjellëse për pushim. Po ashtu, do të ndahen këndet e lojërave për fëmijë, si dhe do të shtohen hapësirat e gjelbra rreth shkallëve”, ka bërë të ditur komuna në një njoftim dërguar mediave.

I gjithë ky projekt pritet të përfundohet brenda 120 ditëve.