LAJMI I FUNDIT:

Fillon projekti “SEREC” në Pejë, qytetarët mund të  kontribuojnë duke dhuruar rrobat e përdorura

Fillon projekti “SEREC” në Pejë, qytetarët mund të  kontribuojnë duke dhuruar rrobat e përdorura

Qytetit të Pejës i është shtuar ndërmarrja e parë sociale e cila aplikon ekonominë qarkore përmes: reduktimit, ripërdorimit dhe riciklimit të tekstilit të përdorur.

Qytetarët e Pejës tani kenë mundësi që të kontribuojnë në arritjen e këtyre qëllimeve duke dhuruar rrobat e tyre të përdorura për tu ri-dizajnuar.

Qytetarët rrobat e përdorura mund ti dërgojnë tek kutia e verdhë grumbulluese që është e vendosur në qendër të qytetit të Pejës.


Pas ri-dizajnimit rrobat do të dërgohen për shitje në dyqanin e dorës së dytë (second hand) i hapur nga ky projekt.

Lokacioni i dyqanit gjendet afër shkollës së Arteve Aplikative “Odhise Paskali” në Pejë dhe është hapur qysh nga dita e djeshme 13/07/2021 ku edhe u mbajt ceremonia e inaugurimit të projektit.

Projekti “SEREC” që implementohet nga organizata Let’s Do It Peja, në kuadër të programit “Promoting circular economy as a sustainable model for social enterprise development”, u lansua me datën 13.07.2021, në prani të Ambasadorit të BE-së Tomas Szunyog, Kryetarit të Komunës së Pejës Gazmend Muhaxheri, Rineta Jashari nga Ministria e Mjedisit, zyrëtarëve Komunal, nxënësve dhe qytetarëve.

Kohëzgjatja e këtij projekti është 12 muaj.

Ky projekt financohet nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë dhe bashkëfinancohet nga Komuna e Pejës.

Projekti ka për qëllim të promovojë Ekonominë Qarkore si një model të qëndrueshëm për zhvillimin e Ndërmarrësisë Sociale.

Grupet e shenjëstruara janë: Nxënësit e shkollës së Arteve Aplikative “Odhise Paskali” të drejtimit Dizajn i Tekstilit, komuniteti dhe bizneset lokale./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Eurodeputetët: Qasja e pabalancuar e BE-së ka ndikuar negativisht në dialogun Kosovë-Serbi

Eurodeputetët: Qasja e pabalancuar e BE-së ka ndikuar negativisht në dialogun Kosovë-Serbi

Lajme
Lamtumirë Ferid Gjikolli, Haradinaj i ndan dekoratën post mortem ‘Me besim në Zot, atdhe e shtet’

Lamtumirë Ferid Gjikolli, Haradinaj i ndan dekoratën post mortem ‘Me besim në Zot, atdhe e shtet’

Lajme
Ligji i ri për kadastër, drejtori i AKK-së: Hap i madh për unifikimin e procedurave pronësore

Ligji i ri për kadastër, drejtori i AKK-së: Hap i madh për unifikimin e procedurave pronësore

Lajme
Faton Abdullahu: Votimi për Kurtin më 9 shkurt do të ishte “vetëvrasje elektorale”

Faton Abdullahu: Votimi për Kurtin më 9 shkurt do të ishte “vetëvrasje elektorale”

Politikë
KQZ-ja prezanton kamerat vëzhguese që do të vendosen në vendvotime

KQZ-ja prezanton kamerat vëzhguese që do të vendosen në vendvotime

Lajme
Iu bashkua organizatës terroriste

Iu bashkua organizatës terroriste "Al Nusra" në Siri, shpallet aktgjykim dënues ndaj të akuzuarit për organizim dhe pjesëmarrje në grup terrorist

Drejtësi
Kalo në kategori