LAJMI I FUNDIT:

Fillon prodhimi i ujit në fabrikën e ujit në Shkabaj

Fillon prodhimi i ujit në fabrikën e ujit në Shkabaj

Zyrtarët e Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit “Prishtina” kanë njoftuar se të martën ka filluar prodhimi i ujit në fabrikën në Shkabaj, që ishte ndalur përkohësisht për shkak të turbullimeve nga reshjet atmosferike.

“Sot në ora 12 ka filluar prodhimi i ujit të pijes në Fabrikën për përpunimit të ujit në Shkabaj me kapacitet prej 550 litra në sekondë, e cila kishte ndërprerë prodhim që nga dita e shtunë për shkak të shkallës së lart të turbullirës në kanalin e Ibër- Lepencit”, kanë treguar ata.


Sipas tyre, furnizimi me ujë të pijshëm për konsumatorët e Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit “Prishtina” do të jetë 24 orë pa ndërprerje. /Telegrafi/