LAJMI I FUNDIT:

Fillon prodhimi “në sasi të vogël” i BMW iX5 Hydrogen

Fillon prodhimi “në sasi të vogël” i BMW iX5 Hydrogen

Pas një faze të gjerë zhvillimi përfundimtar, BMW ka filluar me prodhimin e iX5 Hydrogen me qeliza karburanti hidrogjeni, në Mynih.

Sidoqoftë, SUV-ja inovative nuk do të prodhohet në shkallë të gjerë – në vend të kësaj, një numër i vogël njësish do të dalin nga linja e prodhimit për t’u përdorur si automjete demonstruese në vitin 2023.

Modeli eksperimental fuqizohet nga një çift i motorëve elektrikë, të cilat kombinojnë fuqi prej 369bhp.

Ata janë motorët eDrive të gjeneratës së pestë të kompanisë, të cilët janë të vendosura gjithashtu edhe në veturat elektrike i7 dhe iX.

Megjithatë, në vend që të tërheqë energjinë elektrike të ruajtur nga një pako e baterive si një veturë elektrike konvencionale, iX5 e gjeneron elektricitetin e saj nëpërmjet një reagimi kimik mes hidrogjenit të ruajtur dhe oksigjenit që vjen nga ajri, nëpërmjet një qelize karburanti e aftë për të gjeneruar deri në 155kW.

Nxehtësia e mbetur nga sistemi përdoret për të ngrohur kabinën kur është e nevojshme, raporton Auto Express, transmeton Telegrafi.

BMW ka zgjedhur Qendrën e saj të Kërkimit dhe Inovacionit në Mynih për ta ndërtuar iX5, duke përdorur platformat me të cilat u furnizua nga fabrika e firmës në Spartanburg të SHBA-së.

Për të akomoduar dy rezervuarët e hidrogjenit, është instaluar një pjesë e poshtme së bashku me sistemin elektrik të veturës prej 400V, baterinë dhe qelizat e karburantit.

Veturat e përfunduara do të kryejnë “vizita” në rajone të zgjedhura gjatë pranverës së ardhshme për të publikuar zgjidhjen e grupit të fuqisë me emetime zero.

BMW iX5 e kompletoi testimin dimëror në fillim të këtij viti pranë Rrethit Arktik dhe ishte në gjendje të ofronte performancë maksimale pavarësisht se temperaturat bien deri në -20 gradë celsius. /Telegrafi/

BMW iX5 Hydrogen production

BMW iX5 Hydrogen production

BMW iX5 Hydrogen production

BMW iX5 Hydrogen production

BMW iX5 Hydrogen production