LAJMI I FUNDIT:

Fillon mësimi në një shkollë të Gjakovës, përçahen mësimdhënësit (Video)

Fillon mësimi në një shkollë të Gjakovës, përçahen mësimdhënësit (Video)

Mëngjesin e së mërkurën nxënësit e shkollës “Ahmet Rustemi” në fshatin Bec të Gjakovës iu kthyen bankave të shkollës.

Kjo pasi që disa mësimdhënës bashkë me drejtorinë e shkollës kanë marrë vendim të fillojnë mësimin, që sipas tyre është bërë me kërkesë të prindërve.

“Absolut jemi kthyer në shkollë pa ndonjë presion dhe me dëshirën e mësimdhënësve. Por, kryesorja ka qenë insistimi i prindërve që sa më parë të fillohet mësimi”, deklaroi drejtori Marjan Doda.


Nxënësit shprehën mjaft të lumtur pas këtij vendimi për t’iu kthyer bankave shkollore.

“Po ndihemi shumë mirë me këtë vendim, pasi që ne si klasë e IX e kemi edhe testin e arritshmërisë. Kemi mbetur mbrapa edhe me njësitë mësimore. Falënderojmë shumë stafin e shkollës që ka filluar me mësim”, shprehet nxënësja Leona Tafa.

Por jo të gjithë mësimdhënësit u janë përgjigjur kërkesës së prindërve. Kryetari i sindikatës së kësaj shkolle ka thënë se greva po përkrahet nga shumica e mësimdhënësve të kësaj shkolle.

“Unë përfaqësoj shumicën e kolektivit së kësaj shkolle. Shumica e mësimdhënësve përkrahin vazhdimin e grevës. Dy arsimtarë kanë filluar mësimin. Njëri ka mbajtur orët e veta, ndërsa tjetri ka zëvendësuar orët e kolegëve të pranishëm”, deklaron përfaqësuesi i SBASHK-ut për Gjakovën./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Lajme
Vdes infermierja Bedrije Gashi, shërbej për tre dekada në Klinikën e Neonatologjisë

Vdes infermierja Bedrije Gashi, shërbej për tre dekada në Klinikën e Neonatologjisë

Lajme
KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

Lajme
Rreziku kimik dhe radiologjik, ekipi italian i KFOR-it kryen kontrolle në një fabrikë në Pejë

Rreziku kimik dhe radiologjik, ekipi italian i KFOR-it kryen kontrolle në një fabrikë në Pejë

Lajme
Gjashtë vjeçari humb jetën në spitalin e Lushnjës, “pësoi arrest kardiak sapo u fut në ambulancë për Tiranë”

Gjashtë vjeçari humb jetën në spitalin e Lushnjës, “pësoi arrest kardiak sapo u fut në ambulancë për Tiranë”

Lajme
Pjesëmarrja e diasporës në zgjedhje, KQZ do të angazhojë 414 anëtarë për Këshillat e Vendvotimit në 19 shtete

Pjesëmarrja e diasporës në zgjedhje, KQZ do të angazhojë 414 anëtarë për Këshillat e Vendvotimit në 19 shtete

Lajme
Kalo në kategori